E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet akciza për mallrat e konsumit, ulet për mallrat e luksit

Komisioni i Ekonomisë miratoi draftin për rritjen e akcizës së 55 artikujve

Komisioni i Ekonomisë miraton projekt ligjin për rritjen e akcizës për 55 produkte që janë në treg. Të ardhurat që pritet të shtohen në buxhetin e shtetit nga këto ndryshime në total kanë efektet pozitive vjetore rreth 4 miliardë lekë. Sipas projekt ligjit janë rritur akcizat

për të gjithë produktet e konsumit dhe ka ulur akcizat për mallrat e luksit. Me ndryshimet e blera në projektligjin Për akcizat tashmë të miratuar në Kuvend rishikohet shtojca nr. 1 duke ndryshuar uljen nga 70 lekë/kg në 30 lekë/kg për akcizën e kafesë jo të pjekur. Ndërkohë që është parashikuar të trajtohen si mallra me akcizë edhe disa mallra të tjera që kanë ndikim mjedisor si ambalazhet e plastikës, qelqit, gomat dhe artikujt e saj etj. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave konsistojnë në zgjerimin e listës së produkteve të akcizueshme, që përfshin edhe disa mallra me ndikim mjedisor; uljen e akcizës për disa produkte si kafeja, me qëllim nxitjen e industrisë së përpunimit të kafesë në vend; heqjen  nga lista të  produkteve të akcizueshme të mallrave të parfumerisë dhe kozmetikës, jo vetëm me qëllim shmangien e kontrabandës, por edhe si praktikë që është në përputhje me atë të shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian


Ndryshimet në ligj
Propozohet që në pikën 2 të nenit 24 të shtohet e drejta e Ministrit të Financave për të përcaktuar me udhëzim, detyrimin e vendosjes së çmimit të shitjes me pakicë të produktit me pullën e akcizës. Vendosja e çmimit të shitjes me pakicë në pullën e akcizës të bëhet siç vendoset aktualisht me çmimet e barnat apo karburantet, që publikohen në pikat e tregtimit si një mënyrë për të shmangur rritjen e çmimeve dhe mosabuzimin nga tregtarët e pakicës. Ndërkohë që pika 1 e nenit 49 të ligjit përcakton çdo mall akcize për të cilin kërkohet pajisja me pulla akcizë dhe sipas dispozitave të nenit 25 të këtij ligji kur një mall i tillë ofrohet për shitje në çfarë do lloj mënyrë tjetër pa qenë i pajisur me pullë, konfiskohet dhe personi që e zotëron mallrat e akcizës dënohet në përputhje me dispozitat e nenit 44 të këtij ligji. Në pikën 2 të nenit 49 përcaktohet se kur mallrat e akcizës për të cilët kërkohet pajisja me pullë gjenden pa pulla pavarësisht nëse është paguar akciza konfiskohen dhe pronari i mjedisit gjobitet në vlerën sa dyfishi i vlerës së tregut të marrave të gjetura pa pulla


Mallrat e akcizës
Prodhues dhe importues të mallrave të akcizës kur këto gjenden pa pullë në magazina ofrohen për shitje apo tregtohen. Ndërsa tregtarët që janë subjekt i TVSH dhe tatim fitimi, kur mallrat e akcizës tregtohen pa pullë ndëshkohen. Tregtarët që janë subjekt i ligjit për taksën vendore të biznesit të vogël dhe mallrat e akcizës tregtohen pa pullë do të gjobiten. Parashikohet që ambalazhi plastik i ri i mallrave do të jetë 100 lekë/kg, ambalazhet e reja të qelqit 10 lekë/kg, ambalazhi plastik i përdorur i mallrave, 200 lekë/kg dhe ambalazhet e përdorura të qelqit 20 lekë/kg. Ndryshime parashikon dhe në akcizën e gomave të reja e cila do të sjellë efekte financiare në masën 80 milionë lekë. 17,5 milionë lekë do të jenë të ardhurat që do përfitohen nga akciza e gomave të riveshura ndërsa nga gomat e përdorura 300 milionë lekë. Do të vendoset akcizë dhe për naftën virgine në masën 70 lekë/litri dhe për karburantet tip vajguri në masën 20 lekë/litri. Ndërkohë që është rritur shkalla tatimore për vajrat e rënda si lëndë djegëse si përshembull solari, mazut nga 13 lekë/kg në 20 lekë/kg. Akciza për hidrokarburet aciklike dhe ciklike rritet nga 5 lekë/kg në 37 lekë/kg. Nga ana tjetër është propozuar që të hiqen mallrat e parfumerisë dhe kozmetikës si produkte akcize si le llambat. Efekti negativ i heqjes së këtyre produkteve kozmetike parashikohet të jetë 44 milionë lekë ndërsa nga llambat 17 milionë lekë. Është propozuar gjithashtu një ndryshim në pikën 2 të nenit 24 të projektligjit ku të parashikohet e drejta e Ministrit te Financave për të përcaktuar me udhëzim, detyrimin e vendosjes së çmimit të shitjes me pakicë të produkteve në pullën e akcizës. Drafti i ri parashikon rritjen e masës së gjobës për ata persona që tregtojnë mallrat e akcizës pa pullë.

Efektet financiare në të ardhurat vjetore
Për naftën virgina 2. 1 miliardë lekë
Për karburantet tip vajguri 6. 8 milion lekë.
Për vajrat e rënda si lëndë djegëse 2.1 miliardë lekë
Për hidrokarburet aciklike dhe ciklike 841 milion lekë

Ornela Manjani

Last Updated on E Enjte, 20 Maj 2010 08:12

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›