E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohet Katedralja Ortdokse ne Tirane

Është përuruar sot katedralja e re e Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, e cila është ndërtuar në qendër të kryeqytetit. Ky përurim vejn edhe në kuadrin e 20-vjetorit të ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Prej ditës së sotme, të gjithë besimtarët ortodoks do të kenë një katedrale madhështore.

Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, është ndërtuar në qendër të kryeqytetit, në një truall që u dha gradualisht nga autoritetet shtetërore në kompensim të truallit të kishës së vjetër katedrale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regjimi ateist më 1967. Për studimin arkitekturor të veprës, në vitin 2002 u zhvillua një konkurs ndërkombëtar, ku fitues u shpall një zyrë prestigjozë nga Nju Jorku. Kompleksi i veprës përbëhet nga këto korpuse: Kisha katedrale, Kishëza, Kambanorja, Selia e Sinodit të Shenjtë dhe Qendra Kulturore. Koncepti arkitekturor i Kishës katedrale mbështetet në ciklin që përmban kuptimin e kohës së pafundme, aksi kulmor i të cilit përbën edhe qendrën e të gjithë ansamblit. Gjatë ceremonisë së përurimit kanë marrë pjesë përsonalitete të larta të vendit tonë. Katedralja ka nisur të ndërtohet në vitin 2004.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›