"Qyteti im", Tirana e pare ne nje sy tjeter
Prane qendres nderkombetare "Arbnori", u zhvillua ekspozita "Qyteti im", ku u ekspozuan 50 foto me protagoniste femije te moshes nga 12 deri ne 14 vjec. Kjo ekspozite u organizuar nga shoqata "Open Mind", e cila nen mbeshtetjen e Fondacionit Soros dhe Shtepise se Femijes "Zyber Hallulli" me drejtoreshe Jonida Caroshin, mundesuan qe keta femije jetime te ndihen si artiste si dhe vezhgues te vecante te Kryeqytetit shqiptar. Nen sloganin "Une kam nje enderr", ekspozita paraqiti foto te Tiranes e pare nga nje kendveshtrim i ri dhe ne shume drejtime si Tirana sociale, Tirana-natyre e qete si dhe Tirana ne peizazh. Kjo shoqate beri te mundur qe femijet jetime t'i nenshtroheshin nje kursi intensiv pre 6 javesh per te mesuar teknikat e artit te fotografise.