Përurohet linja 400 kë Shqipëri-Mali i Zi

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, që e quajti atë startin e realizimit të një projekti madhor për zhvillimin e vendit në fushën e energjisë.
“Së shpejti do të fillojë punimet për linjën me Kosovën, Tiranë-Prishtinë dhe më pas Tiranë-Shkup, Unaza e Jugut dhe disa rindërtime të tjera për rrjetin energjetik, e bëjnë Shqipërinë me një sistem energjetik për të mbështetur plotësisht rritjen dhe zhvillimin e shpejtë, por janë dhe një bazë e shkëlqyer për realizmin e një projekti të veçantë. Shqipëria superfuqi e vogël energjetike në rajon”, tha kryeministri Berisha.
Ai shtoi se qeveria do të vazhdojë investimet në këtë fushë përmes të cilave, sipas tij, do të finalizohet një tjetër projekt: “Shqipëria superfuqi e vogël energjetike në Ballkan”. /Start/
2011-08-06 09:26