E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saracini Prodhuesit serbe te mos shfrytezojne Maqedonine

Ministri maqedonas i ekonomisë Valon Saraçini ka bërë të ditur se Shkupi nuk do të lejojë që prodhuesit serbë të keqpërdorin rrugët e Maqedonisë për të shmangur masat reciproke me Kosovën.

Ministri Saraçini u takua me disa biznesmenë shqiptarë nga Maqedonia, të cilët një ditë më parë ishin në Kosovë për të parë nevojën aktual të tregut kosovar.

Shkupi do të ndërmarrë të gjitha masat për të penguar prodhuesit serb që të keqpërdorin Maqedoninë për të anashkaluar masat reciproke të Kosovës. Ministri i ekonomisë Valon Saraçini është zotuar se kjo dukuri do të pengohet, pasi është edhe në disfavor të prodhuesve nga Maqedonia.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini është takuar me një grup të biznesmenëve shqiptarë nga Maqedonia, të cilët një ditë më parë kanë qëndruar në Kosovë për tu informuar nga kolegët e tyre për nevojat aktuale të tregut kosovar. Ata kanë konstatuar se pa ndihmë nga institucionet shtetërore nuk do të mund të plotësojnë vakumin e krijuar pas vendosjes së embargos për prodhimet serbe.

Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore thotë se kriza në Kosovë s’do frikësojë biznesin maqedonas.

Kriza e shkaktuar në veriun e Kosovës nuk do të frikësojë biznesmenët nga Maqedonia të vazhdojnë me depërtimin në tregun e atjeshëm. Përkundrazi ata janë zotuar se po përgatisin plane afatgjata për në tregun kosovar, që e konsiderojnë si treg tejet atraktiv për Maqedoninë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›