Unaza e Madhe e Tiranes 5.5 km vazhdojne punimet
Stina e thatë e verës po favorizon punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe te cilat po kryen me ritme te shpejta.
Pranë Kopshtit Botanik, aty ku është vija e verdhë, që ndan Komunën Farkë me qytetin e Tiranës po bëhen punimet për ngritjen e një mbikalimi.
Faza e parë e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe ka një gjatësi prej 5.5 kilometrash. Unaza e Madhe do të ketë disa mbi kalime dhe nen kalime. Mbikalimi i parë do të jetë në rrugën ekzistuese që zbret nga Sauku i vjetër deri te Liqeni artificial.
Mbikalimi i dytë do të jetë në mes të fshatit Sauk i Vjetër, ku është aktualisht dhe rrugë funksionale. Ka edhe disa rreth-rrotullime, një prej të cilave pranë Digës së Liqenit. Qeveria ka lëvruar dhe fondin prej rreth 5.5 milionë dollarë për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.
Kjo Unazë rreth 20 km e gjate do të kontribuoje edhe për zbutjen e trafikut në kryeqytet. Kjo falë rreth rrotullimit që po ndërtohet në Lundër dhe që do të bëj të mundur që automjetet që do të vijnë nga Jugu të kalojnë përmes unazës së madhe.
Ndërhyrja nga ana e qeverisë dhe miratimi i nisjes së punimeve në dy nyje të unazës kanë bërë që sot te kryen punime me intensitet të lartë në dy segmentet : aty ku bashkohet qyteti i Tiranës me Komunën e Paskuqanit dhe aty ku bashkohet vija e verdhë e qytetit me Komunën e Farkës.
Ndërkaq kanë marre fund edhe përplasjet midis Bashkisë dhe pushtetit qendror pasi ndërtimi i kësaj unazë është shënuar nga z. Basha si një nga prioritetet e punës së tij që do t’a çlirojë qytetin nga trafiku.