E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Tiranes punimet shkaktojne kaos ne trafik

Punimet në qendër të metropolit shqiptar kanë shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve. Qytetarët shprehen të shqetësuar për pamjen dhe kaosin që krijohet çdo dite teksa kalojnë në qendër.

Në sheshin “Skënderbej”, qarkullimi është krejtësisht i bllokuar për automjetet, ndërkohë që edhe për këmbësorët kalimi është bërë mëse i vështirë.

E vetmja zgjidhje që i është ofruar qytetarëve të Tiranës, është mbyllja e një rruge dhe hapja e një tjetre, ndërkohë që qytetarët prej 2 vjetësh janë në pritje të përmirësimit të situatës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›