E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i CEZ Ujesjellesit nuk paguajne energjine qe konsumojne

Pas thirrjeve të bëra nga ministria e Ekonomisë, në adresë të CEZ-it, për të kthyer energjinë në ndërmarrjet e ujësjellësve, reagon kompania çeke. Përmes një njoftimi për mediat, CEZ deklaron se këto masa janë marrë me qëllim që të faturat e energjisë të mos paguhen vetëm nga një masë qytetarësh apo subjektesh, por të paguhen nga të gjithë.

Sipas deklaratës së CEZ-it, ndërmarrjet e ujësjellësve nuk i janë përgjigjur thirrjeve dhe paralajmërimeve të kompanisë, e cila nuk mund te toleroje me borxhin prej 1.1 miliard lekesh te akumuluar nga ujësjellësit përgjatë këtyre muajve.

“Ne jemi duke punuar intensivisht për të mos lejuar me fenomenin e mospagesave të faturave të energjisë elektrike, i cili është i përhapur në gjithë vendin dhe ka një ndikim negativ në cilësinë me furnizim të energjisë elektrike për klientët tanë. Pa arkëtimin e pagesave të faturave kompania nuk është në gjendje të mbijetoje”, thuhet në deklaratën zyrtare të CEZ Shpërndarje.

Gjithashtu, kompania sqaron se borxhi i akumuluar i ujësjellësve është një nga arsyet se pse CEZ Shpërndarje aktualisht nuk ka mundësi të paguajë të gjitha detyrimet që ka ndaj KESH dhe OST.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›