Perurohet pema e Krishtlindjeve ne Vatikan
Një ceremoni u mbajt në sheshin e "Shën Pjetrit" për të përuruar pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Vatikan. Pema e këtij viti është një bredh 30 metra i lartë nga Ukraina, i përzgjedhur mes 43 pemëve të tjera në rajonin e Karpateve. Përfaqësuesi ukrainas dhe një delegacion prej udhëheqësve fetarë dhe zyrtarë të vendit ishin të pranishëm për të festuar inagurimin dhe për të ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve .
"Me dritat e saj, ajo fton secilin prej nesh të ndriçojmë njëri-tjetrin, nëpërmjet shembullit dhe eksperiencës tonë dhe të ndjehemi të bashkuar, e solidarë ndaj njëri-tjetrit për të ndërtuar së bashku një botë me drejtësi dhe paqe"- tha Kryepeshkopi Xhuzepe Bertello para personave të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.
Ukraina ka bërë pjesën e saj në zbukurimin e bredhit duke ofruar dekoret e saj te cilat përfaqësojnë zbukurimet tradicionale nga të gjithë vendet e Ukrainës. Popullsia katolike në Ukrainë është e dyta më e madhe pas atyre ortodokse .
Tradita e zbukurimit të një pemë të madhe të Krishtlindjeve të bazilikës së "Shën Pjetrit" u iniciua nga Papa Gjon Pali në vitin 1982.
Pema e Krishtlindjeve çdo vit vijnë nga një vend tjetër. Vitin e kaluar nderit ra në rajonin verior italian Trentino-Alto Adiger.
Papa do të kremtojë Krishtlindjet në mesnatën e 24 dhjetorit në bazilikën e "Shën Pjetrit".