Vjen ne rrritje bilanci tragjik i permbytjeve ne Filipine

Sa vjen e rritet bilanci tragjik i përmbytjeve në Filipine. Më shumë se 650 persona mësohet të jetë bnumri i viktimave, ndërsa qindra persona rezultojnë ende të zhdukur. Dëmet materiale llogariten në qindra milionë euro. Autoritete vendase bëjnë të ditur se numri i viktimave pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vazhdim.
Shumica e të vdekurve janë regjistruar në qytetet port të Iliganit dhe Kagajanit. Në ishullin e Mindanaos janë parë disa dhjetëra trupa duke pluskuar mbi ujë në rrugët e qytetit, pasi lumi kishte përmbytur fillimisht disa fshatra përreth. Në shumë zona të vendit, të mbijetuarit kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe elektricitet. Rrëshqitjet e dheut, gjithashtu janë shndëruar në një problem të madh, pasi kanë bllokuar disa rrugë kryesore dhe kanë shkaktuar shumë dëme material. Në rajonet e goditura po shpërndahen çadra, ushqime dhe rrjeta kundër mushkonjave, për të frenuar ndonjë shpërthim të mundshëm epidemie.