E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet nga Iraku autokolona e fundit me ushtare amerikane

Autokolona e fundit me ushtare amerikane la Irakun sot dhe hyri ne Kuvait. Terheqja e forcave amerikane i jep fund luftes 9 vjecare gjate se ciles dhane jeten rreth 4500 ushtare amerikane e  dhjetra mijera irakiane. Kjo lufte kushtoi qindra milirade dollare amerikane.

 

E fundit e makinave te mbushura me qindra trupa amerikane kaloi kufirin pak mbas agimit duke lene pas vetem disa qindra ushtare ne ambasaden amerikane ne Bagdat.

Disa ore perpara se autokolona e fundit te kalonte kufirin perfaqesuesit  e ushtrise amerikane zyrtarisht dorezuan bazen e fundit amerikan ne duart e irakianeve. Nje oficer irakian tha se dorezimi i bazes shenon nje ngjarje shume te rendesishme per vendin e tij

Nuk eshte e rendesishme vetem per ushtrine e Irakut apo forcat ajrore irakiane por eshte per popullin e Irakut. shte nje dite e shquar per te gjithe keta djem sepse ne po marrim ne dorezim bazen e fundit si komb. Nga kjo baze do te nise terheqja dhe ushtari i fundit amerikan do te largohet prej ketej.

Lufta ne Irak nisi ne vitin 2003  me pikesynim rrezimin e diktatorit Sadam Hysein. Ne kulmin e luftes me shume se 170 mije trupa ishin stacionuar ne Irak ne me shume se 500 baza. Por deri diten e djeshme me pak se 3 mije trupa amerikan mbeten ne kete vend.

Kritiket kane denuar Shtetet e Bashkuara qe po lene nje vend te shkaterruar me mijera gra te veja dhe femije jetime nje popull thellesisht te ndare ne grupime sektare dhe nje infrastrukture te shkretuar e cila duhet te rindertohet. Por komandanti i forcave amerikane ne Irak duket se shpreson tek e ardhmja e Irakut

Shpresoj qe gjerat do te vazhdojne te levizin ne rrugen e duhur. I perket qeverise se Irakut popullit te Irakut qe te vazhdojne te ecin ne drejtimin e duhur te punojne sebashku. Por e perseris mundesia eshte atje. Mendoj se nese shfrytezohet kjo mundesi ata mund te kthehen ne udheheqes te rajonit dhe ne shpersojme se gjerat do te ecin mire.

Qeveria shiite e kryeministrit te vendit Nuri al Maliki po has veshtiresi per zbatimin e marreveshjes per ndarjen e pushtetit mes shiiteve sunive dhe partive kurde.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›