E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, kerkese Topallit: Kalo uljen e takses 10%

Kryeministri Berisha i ka kerkuar kryetares se Kuvendit, Jozefina Topallit te kaloje projektin per pakesimin e tatimeve per biznesin e vogel, deri ne 10 per qind, me nje procedure te pershpejtuar ne Kuvend. Ne menyre qe ai te hyje ne fuqi sa me shpejt te jete e mundur. Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesja e kryeministrit, Juela Mecani deklaroi se ky komunikim ka ardhur pas kerkesave te shumta nga perfaqesues te biznesit te vogel ne vend. Drafti i miratuar dy dite me pare ne Keshillin e Ministrave kerkon uljen e marzhit te tatimeve per biznesin e vogel nga ana e pushtetit vendor. Sipas projektit, vendoret tashme do te kene te drejten te ulin ose te ngrene tatimet per biznesin e vogel, vetem 10% nga vlera fillestare e vendosur nga qeveria, vendim ky qe pritet te miratohet shpejt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›