E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet rruga Horizont në Bashkinë Kamëz

18 milion lekë i ka kushtuar Bashkisë së Kamzës rruga e re “Horizont”, në lagjen numër një në Bathore. Në inagurimin e këtij aksi rrugor me gjatësi 1049 metra dhe gjerësi 5 metra ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mëziu. Gjatë fjalës së tij kreu i Kamzës u shpreh se kjo rrugë është fillimi i një sërë investimesh të tjera për zonën që janë në radhë për t’u inguruar. Rruga “Horizont” do të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit në këtë zonë dhe veçanërisht do të ndihmojë në lëvizjen e nxënësve të shkollës apo kopështit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›