Berisha: Bashkëpunim me Ramën, por jo në kurriz të shtetit ligjor
Kryeministri Berisha e ka ftuar edhe njëherë që nga qyteti i Krujës lidershipin socailst për dialog, por duke theksuar se ai mund të zhvillohet brenda institucionit të parlamentit. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë u shpreh qartë se nuk pranon asnjë lloj kompromisi në kurriz të shtetit ligjor.
Berisha “Para se të vija këtu i përshëndeta protestuesit, thirrja ime ishte e sinqertë, pati nga ata që e mirëpriten dhe të tjerë që jo, pasi është meritë e demokracisë, pasi e drejta e protestës është e garantuar. Jam dhe do mbetem i hapur në respekt të plotë të rrolit dhe bashkëpunimit të opozitës, por jo me qen të rrahur dhe kocka mafioze si Gramoz Ruçi. Mbetem i hapur për dialog në parlament. Sikur edhe Enver Hoxha të ngrihet unë nuk shkelmoj vendimet e gjykatave. Hajde të futemi në parlament dhe diskutojmë, por rinumërim s’ka e ka vendosur gjykata. Të punojmë së bashku për zgjedhjet e ardhëshme me durim, të ulemi dhe t’i përmirësojmë.”
Ftesa drejtuar Ramës erdhi gjatë inagurimit të fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës së re Krujë–Sari Salltik. Gjithashtu, gjatë këtij inagurimi, kreu i ekzekutivit garantoi përmbushjen e premtimit elektoral të kësaj mazhorance, se shqiptarët do të lëvizin pa viza brenda 6–mujorit të parë të vitit të ardhshëm.
Berisha “Brenda 6-mujorit të parë ne mbetemi të vendosur për të lëvizur pa viza në BE. Për këtë do të punojmë dhe këtë do ta shndërrojmë në realitet. Vendimi i datës 16 nëntor do të bëhet i prekshëm, pasi ne po e shndërrojmë Shqipërinë dhe po i japim asaj pamje europiane.”
Përsa i përket investimit, bëhet fjalë për ndërtimin e një rruge 6.3 kilometra të gjatë që lidh qytetin e Krujës me një prej zonave turistike më të njohura të saj. Ky investim kap një vlerë prej 342 milionë lekësh, të financuara nga qeveria. Punimet pritet të përfundojnë brenda 15 muajsh. Duke folur për investimet publike, kreu i mazhorancës tha se zhvillimi i infrastrukturës rrugore mbetet prioritet kryesor i kësaj qeverie edhe në mandatin e dytë të saj.