Perurohet rruga e Bregut, masterplan per Dhermiun
Kryeministri Berisha inauguroi dje ne Qarkun e Vlores, rrugen e re te Bregut. Duke e vleresuar rrugen, si nje nder me te bukurat ne Shqiperi, kryeministri tha se rruga do te rigjalleroje dhe do te shumefishoje ndjeshem potencialin turistik te fshatrave te Bregut. Gjate nje takimi qe zhvilloi me banoret e Dhermiut, kryeministri Berisha deklaroi se masterplani qe po pergatitet per kete zone, i jep me shume zhvillim turizmit dhe mbron pronat e qytetareve te kesaj zone. "Masterplani, qe ju e njihni shume mire, eshte nje kushtetute e shkelqyer e turizmit ne kete zone, qe ju mbron ju, nga betonizimi dhe grabitqaret, qe ju jep ju te drejten si komunitet, te vendosni se cfare do te ndertoni, qe ju jep ju te drejten te parashikoni vete zhvillimin me te mire ne interesin tuaj dhe interesin e vendit", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, qeveria do te financonte cdo mbjellje te rrenjeve te ullirit dhe agrumeve, ne kete zone te rendesishme per kultivimin e ketyre pemeve.