E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Projekt integrues per te majten

Denis Dedej

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje gjate mitingut elektoral ne Mallakaster se ka nje projekt integrues per te majten. "LSI dhe Ilir Meta kane nje projekt integrues per te gjithe te majten e forcat progresiste dhe eshte ky proces, qe do te ndihmoje te finalizoje integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian", deklaroi lideri i LSI perpara mbeshtetesve. Ai shprehu bindjen se Mallakastra do te votoje per LSI dhe Ilir Meten, sepse i bashkon patriotizmi dhe dashuria per Shqiperine. Me tej, Meta theksoi se nuk do te lejoje kurrsesi, qe Shqiperia t'iu shitet fazlliceve te Sali Berishes, ndersa mallakastriotet dhe shqiptaret te vazhdojne te largohen nga vendi. "Dua t'ju falenderoj per perkrahjen qe po na jepni sot dhe per voten tuaj, qe jam i bindur se do te na jepni ne 28 qershor dhe ne sebashku do te nisim punen ne agimin e 29 qershorit per te krijuar nje mazhorance te gjere te majte dhe progresiste", vleresoi ish-kryeministri. Nga sheshi kryesor i Ballshit, lideri i LSI, ka kerkuar vote per fitoren e partise qe drejton per t'i dhene mundesine kesaj force per realizimin e Planit per Veprim. Ne kete menyre, sic tha ai, qe te nxjerre Shqiperine nga kriza ku e ka futur Berisha, per ta cuar drejt rruges se zhvillimit dhe integrimit. "Me 28 qershor do te largojme qeverine me te korruptuar, qe eshte kjo e Sali Berishes, do te largojme qeverine qe shtoi varferine, sepse Mallakastra dhe e gjithe Shqiperia e kane nje alternative per te nxjerre vendin nga kriza, ku e ka futur Sali Berisha, per te nxjerre vendin nga varferia ku e ka zhytur Berisha, qe Shqiperia te kete perspektive qe njerezit te punesohen dhe te dalin nga varferia dhe kjo eshte vetem alternative e LSI", u shpreh Meta. Ai theksoi se partia e tij ka nje program te qarte se si do te garantoje 100 mije vende te qendrueshme pune per 4 vitet qe vijne. Gjithashtu, sipas tij, LSI ka nje program te qarte se si do te garantojne 6 mije vende te reja pune, vetem ne industrine e naftes, ku Mallakastra, Ballshi, Patosi dhe Fieri do te jene perfituesit kryesore te ketij projekti. "Ndersa Berisha me reformat e tij te deshtuara, largoi nga puna me qindra mallakastriote ne industrine e naftes me kritere te sajuara vetem per arsye politike", kritikoi kryeministrin e vendit, kreu i LSI. Meta theksoi se "Plani per Veprim" i LSI, synon te ofroje perspektiva te reja per te gjithe shqiptaret, nje dinamike krejt ndryshe nga ajo aktualja per ndryshimin e vendit, e cila nuk mund te vije permes fjaleve, deklaratave, permes fjalimeve, por vetem permes Kohes per Veprim. "Ndaj dhe Plani yne per Veprim, fillon pikerisht me punesimin dhe jo me kot ne, e theksojme ceshtjen e punesimit si ceshtjen themelore qe ka sot vendi, qe kane sot shqiptaret dhe mbi te cilen do te ndertohen te gjitha politikat shteterore, qeverisese, fiskale dhe arsimore", sqaroi programin e tij qeverises, lideri i LSI.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›