E Diel, 1 Nëntor 2026

Perurohet rruga e kombit

Perurohet rruga Durres-Kukes, i cilesuar dhe si rruga e kombit, per vete faktin se bashkon Shqiperine me Kosoven, dy pjeset e kombit shqiptar. "Sot inauguroj korridorin e kombit. Inauguroj autostraden Rreshen-Kalimash, e cila perben vepren me te madhe pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe pavaresise se Kosoves per mbare kombin shqiptar", tha kryeministri Berisha ne fjalen e tij ne podiumin e ngritur ne hyrje te nje mbikalimi te autostrades. Ai i shprehu mirenjohje te thelle homologut turk, Rexhep Taip Erdogan, per pranimin e fteses, e cila eshte shenje e solidaritetit dhe miqesise mes dy vendeve. E konsideruar si kryesfida e projekteve ne rruge gjate ketij mandati katervjecar, kryeministri Sali Berisha ka prere shiritin qe shenon hapjen e rruges Durres-Kukes, e cilesuar si korridori i kombit. Ne nje ceremoni qe justifikon permasen e investimit me rendesi ekonomike po aq sa dhe gjeopolitike, nuk ka munguar dhe kryeministri turk Taip Erdogan, i mberritur ne Shqiperi jo pa qellim, edhe per shkak te firmes amerikano-turke "Bechtel-Enka", e cila ka punuar ne aksin me te veshtire, ate Rreshen-Kalimash. Mijera qytetare nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, krahas autoriteteve te larta nga Shqiperia e Turqia, moren pjese ne kete ceremoni inaugurimi te rendesishme. Kryetari i qeverise, Sali Berisha, do ta cilesonte kete nje dite historike, qe shnderron ne realitet endrren e shqiptareve. "Sot inauguroj korridorin e kombit, inauguroj autostraden Rreshen-Kalimash, e cila perben vepren me te madhe pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe pavaresise se Kosoves, per mbare kombin shqiptar. Korridori i kombit eshte nderimi me i madh, per ata qindra e mijera burra dhe gra shqiptare qe rane per te pushuar per jete ne altarin e lirise se kombit, flijuan jeten e tyre per liri, dinjitet dhe bashkim kombetar", tha kryeministri Berisha. Me nje fjalim pershkruar nga nota miqesore, si nje vleresim per marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve, kryeministri turk Erdogan, e vleresoi gjithashtu rrugen Durres-Kukes si nje projekt gjigant. Ketu Erdogan gjeti rastin te beje publik interesin e bizneseve turke per te rritur prezencen ne Shqiperi, sikunder faktin se qeveria qe drejton, do te beje te mundur qe projekti gjigant i gazsjellesit qe do te kaloje nga Azia ne Evrope, te kaloje edhe neper Shqiperi. "Te nderuar miq, e them me sinqeritet se gezimi i Shqiperise, eshte gezim edhe per ne. Gezimi per Kosoven eshte gezim edhe per ne. Turqia eshte vendi qe do te ndjeje kenaqesine me te madhe nga zhvillimi i metejshem i Shqiperise dhe i Kosoves si vende te fuqishme, demokratike dhe te lira. Une me kolegun tim te nderuar, kemi bere projekte edhe per gazin natyror. Shpresojme qe se afermi te kete nje realitet te tille, qe gazi natyror te kaloje transit edhe neper Shqiperi", tha Erdogan. Kryeministri turk, Erdogan deklaroi se ky korridor i rendesishem, lidhte edhe shtetasit turq me origjine shqiptare, kosovare, boshnjake. Sipas Erdogan, Turqia i konsideronte keta qytetare si pjese te sajen pa asnje dallim. Ne fjalen e tij gjate perurimit te Rreshen-Kalimash, kryeministri Berisha deklaroi se kjo rruge arriti te ndertohej, ndonese te nisur nga shqiptarofobia, shume u perpoqen te ndalonin ndertimin e saj. Sipas Berishes, te gjithe duhet te kuptonin se nga ky projekt nuk perfitonin vetem shqiptaret, por edhe popujt e tjere te rajonit te Ballkanit. "Te gjithe ata, te cilit te nisur nga shqiptarofobia bene cdo gje per te penguar ndertimin e saj, dua t'i siguroj se shqiptaret udhehiqen dhe do te udhehiqen nga fryma e miqesise dhe bashkepunimit, dhe se ky korridor do t'u sherbeje jo vetem shqiptareve, por te gjithe popujve te rajonit", deklaroi kryeministri gjate fjales se mbajtur ne Kalimash. Sipas tij, rruga Durres-Kukes i sherbente edhe maqedonasve, serbeve, boshnjakeve, bullgareve dhe gjithe te tjereve. "Rruga dhe urat e saj, tuneli i saj, do te shnderrohen ne nje faktor te madh te bashkepunimit, integrimit rajonal dhe evropian", deklaroi kryeministri Berisha ne lidhje me korridorin Durres-Kukes. F.Mejdini/A.Ndoja

Feste ne Rreshen, muzika paraprin perurimin e rruges

Mijera qytetare shqiptare te mberritur nga te kater anet e vendit, nga Kosova e Maqedonia kane tejmbushur luginen siper qytetit Rreshen, ku kalon autostrada Rreshen-Kalimash. Vargu i gjate per mbi kater kilometra i makinave, per me shume se dy ore ka bllokuar te gjitha trafikun ne segmentin e vjeter rrugor, ne drejtim te Kukesit e Kosoves. Festa per inaugurimin e nje segmenti te kesaj rruge, qe fillon ne Rreshen dhe perfundon ne Kalimash, ka nisur rreth ores 11 paradite. Grupe te njohura te muzikes shqiptare kane performuar me kenge dhe valle ne trasene e rruges, ne pritje te mberritjes se dy kryeministrave, atij shqiptar Sali Berisha dhe kryeministrit turk Erdogan. Rreth ores 13.00 mbi autostrade ka fluturuar nje helikopter dhe vetem pak minuta ne pas, ne hyrje te rrethrrotullimit te Rreshenit, jane shfaqur dy kryeministrat Berisha dhe Erdogan. Pasi ata kane prere shiritin e perurimit te ketij segmenti rrugor, jane pershendetur me punonjesit dhe drejtuesit e "Bechtel-Enka", te pranishem ne nderim te dy kryeministrave. I gjithe sheshi ishte i tejmbushur me flamuj te PD-se, flamuj shqiptare, turq dhe te KE-se. Entuziazmi eshte ndezur menjehere sapo dyshja Berisha-Erdogan, ka hipur ne tribunen e ngritur enkas per kete inaugurim. Me pare ketu kishin mberritur pothuajse te gjithe ministrat e kabinetit qeveritar, si edhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›