E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Thaci, "shemben" dy jave me pare tunelin qe ndante kombin

Sinjali per perfundimin ne kohe rekord te kesaj vepre te madhe, qe do te lidhe dy pjeset e kombit u dha kohe me pare. Keshtu, pak jave me pare kryeministri Berisha se bashku me homologun e tij kosovar, Hashim Thaci, peruruan perfundimin e tunelit te Kalimashit, nje veper infrastrukturore kjo me rendesi te vecante per segmentin Rreshen-Kalimash. Permes nje skenografie te percaktuar ne detaje, dy kryeministrat shtrenguan duart ne mesin e tunelit dhe me pas dhane nje konference te perbashket per shtyp, ne dalje te tij. Te dy kryeministrat e vleresuan kete rruge nje simbol te rendesishem te rilidhjes se dy popujve, pas shume vite ndarjesh dhe ndalimesh. Ne ceremonine e djeshme te inaugurimit te rruges ishte i ftuar edhe kryeministri i Kosoves, Thaci, por ai mungoi ne ceremoni per shkak te nje axhende te ngarkuar, si pasoje e nje udhetimi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›