Rënia e ekonomisë, analistët: Shkak mungesa e reformave

Ekonomia shqiptare ka pësuar rënie si rezultat i krizës dhe mungesës së reformave. Analistët kërkojnë kujdes dhe ndryshimin e strukturës së ekonomisë.
Ndërkohë që parashikohen për pjesën tjetër të vitit janë më pozitive për shkak të prodhimit vendas, turistëve dhe remitancave të emigrantëve.
Eksperti i ekonomisë Ardian Civici një tjetër dhe njëkohësisht president i UET-së përcakton si problemin kryesor strukturën ekonomike.
Ndërkohë që rektori i UMSH-së Anastas Angjeli deklaroi se rënia ekonomike po hyn në vitin e 3 dhe për këtë duhen ndryshime të politikës ekonomike.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2012 u ul me 0.2 përqind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011.