Përurohet sot rruga Vërmicë-Merdarë

Sot zhvillohet ceremonia e përurimit të fillimit të punimeve të autostradës Morinë-Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë. Per Kosoven, ky eshte nje nga projektet me te medha ne infrastrukture, ndersa prej politikaneve te Tiranes dhe Prishtines konsiderohet si vijim i Rruges se Kombit, asaj Durres-Kukes. Ndaj ne kete ceremoni do te jene sot perfaqesuesit me te larte te politikes kosovare, ndersa i ftuar eshte edhe kryeministri Sali Berisha. Ceremonise zyrtare do t’i paraprije nje koncert me kenge dhe valle nga Ansambli “Shota” qe ka filluar rreth ores 12:30 dhe me pas do te interpretoje kengetari i njohur kosovar, Ilir Shaqiri.
Ceremonine do ta hape Ministri i Transporteve te Kosoves, Fatmir Limaj. Më pas do të pershendesin Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu, Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, ambasadori amerikan ne Prishtine, Kristofer Dell dhe ambasadori i Turqise Metin Hësrev ënler. Ceremonia do te vijoje me pershendetjen e Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha dhe atij te Kosoves, Hashim Thaci. Shefat e dy qeverive me pas do te nisin simbolikisht punimet ne autostradën Morinë-Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë. Që një ditë më parë, qyteti i Prizrenit është mbushur me flamuj shtetërorë e kombëtarë të Kosovës dhe me pankartat e shumta me fotografitë e dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe Shqipërisë me mbishkrimin “Vazhdojmë Bashkë”. Prizrenasit, ashtu si edhe autoritetet komunale, këtë projekt më të madhin infrastrukturor në vend, e vlerësojnë të një rëndësie të veçantë.
ALSAT Azhornuar së fundi ( e diel , 25 prill 2010 ) < I mëparshmi