E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Greqise, perleshje ne Athine, 34 te arrestuar

ATHINE-  34 persona janë arrestuar, dhe do të dalin sot në gjyq për dhunën e ushtruar dje në finalen e Kupës së Greqisë mes Panathinaikos dhe Aris Saloniko 1-0. Dhuna shkaktoi 18 të plagosur mes agjentëve të policisë, por asnjë në gjëndje të rëndë. Sipas të dhënave të policisë gjatë përleshjeve, pavarësisht shtimit të masave të sigurisë, u ndaluan 73 persona, 55 prej tyre të arrestuar më parë për dhunë. Policia I është përgjigjur me gaz lotsjellës si dhe sekuestroi qindra bomba me tym.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›