E Diel, 1 Nëntor 2026

Morinë-Merdarë, projekti i madh kombëtar i Kosovës

Autostrada Morine Merdare eshte shpallur projekt me rendesi te madhe kombetare nga qeveria e Kosoves dhe ajo do te pershkoje tej e tej te gjithe shtetin e Kosoves duke nisur nga kufiri shqiptar ne Morine e per te perfunduar ne veri te Kosoves. Pas tre vitesh deri ne perfundim te punimeve te kesaj autostrade veriu i Kosoves, gjithe Kosova dhe komunat shqiptare te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit do jene shume prane me Durresin duke bere qe qarkullimi i njerzve dhe i mallrave te marre permasa te tjera. Rruga do te ndertohet nga kompania Behtel Enka, e cila fitoi tenderin dhe do te jete e gjere 28 metra.

Ministria e Transportit e Kosves llogarit se rruga do te kushtoje 700 milione euro. Ajo do te kaloje neper Prizren, Suhareke, Prishtine, Podujeve per te perfunduar ne kufi ne Merdare. Ajo eshte zgjatim i rruges Durres-Kukes dhe eshte projekt kombetar shqiptar. Perpjekjet per te ndertuar rrugen Durres-Kukes kane nisur qe para nje dekade kur kryeministri shqiptar Pandeli Majko hodhi idene per te dhe nisi te mbledhe parate me ane te nje takse. Rruga ishte shume e kushtueshme dhe qeveria shqiptare ate kohe e kishte te pamundur te ndertonte nje projekt kaq te madh dhe kaq te veshtire. Pas vitit 2005 qeveria shqiptare vendosi te perballoje kostot e medha te kesaj rruge dhe nisi ne vitin 2007 ndertimin e saj.

Qeveria perdori konsulencen e Bankes Boterore per te përzgjedhur kompanine fituese dhe fillimisht u mendua se rruga do te kushtonte 400 milione euro. Rruga nuk pati nje fond limit.Sipas Ministrise se Puneve publike veshtiresite emedha te punimeve, rriten koston e ndertimit te rruges. Aktualisht rruga Durres-Kukes ka shkuar ne nje vlere rrerh 1 miliard euro. Edhe per shkak te rritjes se kostos per shkak te avarive.Ne kete situate opozita hodhi dyshime mbi transaperencen e ndertimit te rruges qe ne krye te heres. Opoita e shderroi ate ne nje kauze per te demaskuar sipas saj korrupsionin qeveritar. Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet ne 2008-ten dhe e dergoi ceshtjen ne gjykate. E tere ngrehina e asaj qe kishte pergatitur prokuroria përfundoi ne nje gje te pavlere ne gjykata. Gjykata nuk e shqyrtoi fare ceshtjen per shkak te thyerjes se procedurave te hetimit. Ne mes te 2009es rruga Durres-Kukes arriti te lidhe per here te pare Shqiperine me Kosoven, kryeministri Erdogan ishte i pranishem ne ceremonine e hapjes se tunelit te Kalimashit. Pak muaj me vone tuneli tjeter u shemb duke detyruar ministrine e Transporteve te mbylle qarkullimin ne rrugen Durres-Kukes e cila vijon ende te jete e mbyllur.

Pas nje ideje fillestare te ish kryeministrit Majko, pas mbledhjes se rreth 60 milione dollareve nga qeveria e tij me ane te nje kase te posaçme per ndertimin e kësaj rruge te cilat nuk cuan askund, dhe pas betejes procedurale dhe ligjore dhe kembengules se qeverise shqiptare ne vitin 2007 rruga Durres-Kukes eshte e përfunduar. Sot kostoja e rruges dukete madhe por vite me pas askush nuk do te merret me kete fature por te gjithe do cmojne se sa e rendesishme eshte kjo rruge. Behtel Enka nje kompani lider ne bote ne ndertime te tilla nisi te beje realitet projektin e madh. Behtel Enka eshte ndertuesja e disa prej rrugeve me madheshtore ne Ballkan si ne autostraden e madhe ne Kroaci apo Rumani. Shqiperia dhe tashme edhe Kosova po ndertojne me se fundi autostradat e tyre kombetare. Rruga Durres-Merdare sipas te dhenave do te kete nje impakt te jashtezakonshem edhe ne zhvillimet rajonale pasi ajo ben qe mallrat dhe njerezit te pershkojne tejpertej gjithe Ballkanin me gjysmen e kohes qe duhej me pare.

ALSAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›