E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Fermos në Itali, projekt studimi për qendrën e qytetit

Berat

Prezantohen dy projekt studime për qendrën e qytetit të Beratit nga një grup arkitektësh italianë. Kryetari i Bashkisë së Fermos, në Itali, Saturnino Di Ruschio, zhvilloi gjatë kësaj fundjave një vizitë në qytetin e Beratit, qëllimi kryesor i së cilës ka qenë prezantimi i projektit për qendrën e qytetit, projekt ky që po hartohet nga specialistët më të mirë të kësaj bashkie. Studimet e paraqitura nga arkitektët italianë për sheshin e qendrës së qytetit, do të shoqërohen me konsultime të hapura me specialistë të fushave në kuadrin e hartimit të planit të përgjithshëm rregullues të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, mirëpriti kontributin e studiove italiane për hartimin e dy varianteve për studimin e sheshit të qendrës dhe siguroi se marrëdhëniet e bashkëpunimit do të vazhdojnë edhe për shkëmbimet kulturore, rritjen e kapaciteteve trajnuese për stafin e bashkisë etj.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›