E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohet zgjerimi i "Nene Terezes"

Aeroporti Nderkombetar i Tiranes, "Nene Tereza", peruroi dje zgjerimin e terminalit te pasagjereve. Kjo kryeveper arkitekture e zgjerimit te terminalit, nepermjet nje investimi prej 20 milione euro, mbi investimin kryesor te ndertimit te terminalit, ofron nje kapacitet sherbimi prej 1.5 deri 1.8 milione pasagjeresh ne vit. Pas nje periudhe dy vjecare punimesh, terminali i ri eshte tashme plotesisht operativ dhe filloi punes sipas afateve te percaktuara. Infrastruktura e zgjeruar perfshin ne pjesen e re te saj sportele te reja pritjeje, porta te reja, dyqane te reja, nje bar, banke dhe nje pike te re kembimi valutor. Terminali i ri vleresohet se permbush edhe kerkesat me te sofistikuara duke perbere nje kontribut te shquar ne transformimin urban te kryeqytetit te Shqiperise. Ne perurimin e zgjerimit te terminalit te aeroportit "Nene Tereza" merrnin pjese kryeministri, disa ministra, si dhe ambasadore te akredituar ne Shqiperi.

Berisha

Ne perurimin e zgjerimit te terminalit te Aeroportit Nderkombetar ishte dhe Kryeministri Sali Berisha. Ai vleresoi se zgjerimi i ketij terminali, e kthen aeroportin "Nene Tereza" ne arritjen me te mire dhe investimin me te shkelqyer ne vend. "Ky aeroport eshte bere pasaporta me e shkelqyer e Shqiperise, me sherbimet e shkelqyera qe ofron, me sigurine e madhe qe garanton, me arkitekturen qe pershtatet plotesisht me peisazhet qe rrethojne, personelin e pergjegjshem dhe shume profesional qe e drejton", - vuri ne dukje Berisha. Ai kujtoi dhe faktin se "ne filluam ndertimin e saj ne nje kohe krize te madhe evropiane dhe boterore, ne mars te vitit te kaluar" duke shtuar se "sot ne perurojme zgjerimin ne aeroportin qe gjate ketij viti ka shenuar ne dallim nga te gjitha aeroportet e tjera te Evropes nje rritje me 10 per qind". Ne rast se te tjeret kane pasur nje renie prej 4 qind, i takon ketij aeroporti te kete pasur rritjen me te madhe ne Evrope.

Ketu, kryeministri citoi se Banka e Shqiperise ka njoftuar keto dite se investimet e huaja ne Shqiperi ne 6-mujorin e pare te vitit 2009, u rriten me 59 per qind krahasuar me 6-mujorin e pare te vitit 2008. Kurse konkretizoi se "investimet ne kete aeroport jane nje pjese paresore e ketij investimi te rendesishem te viti 2009".

Ne kete pike, Berisha siguroi TIA-n, se ne qeverine e tij do te kene nje partner qe vlereson shume kontributin e tyre ne zhvillimin e ketij vendit.

Kalenda

Dr. Reinhard Kalenda, Drejtori Ekzekutiv i Hochtief AirPort dhe kryetar i Keshillit Administrativ te Aeroportit, vleresoi faktin qe qeveria shqiptare eshte nje partner mbeshtetes. Kurse evidentoi se ka nje sere arsyesh pse aeroporti ka patur mundesi te zhvillohej ne menyre kaq dinamike megjithe problemit e krizes boterore. Ketu ai permendi se "me 2005, asnjeri nuk mundi ta parashikonte se ne do te fillonim zgjerimin e terminalit te pasagjereve - i cili vete perfundoi vetem ne 2007". Sipas tij, popullariteti dhe eficenca e Aeroportit Nderkombetar te Tiranes jane rritur me hapa galopante: "Ne kohe rekord, kompania jone ka arritur te projektoje dhe te realizoje nje aeroport arkitektura, performancat dhe funksionaliteti i te cilit mund te krahasohen me te cilitdo aeroport tjeter". Kalendar theksoi se Aeroporti Nderkombetar i Tiranes permbush te gjitha standardet e Bashkimit Evropian per sa i perket sigurise, gjithashtu ofron nivele sherbimi te cilat pak njerez mund t'i kishin pritur vetem pak vite me pare. Ai konstatoi edhe se efektiviteti i masave te ndermarra reflektohet nder te tjera dhe ne rritjen e numrit te pasagjereve.

Zgjerimi i terminalit

Zgjerimi i terminalit do te shtoje nje siperfaqe prej 3,943 m², nderkohe qe lartesia e fasades varion tashme nga 7 deri ne 13.5 metra. Pajisjet e transportit te bagazheve mbulojne nje siperfaqe prej 890 meter katrore, cka e con siperfaqen e pergjithshme te ndertimit ne 4,833 meter katrore. Volumi i objektit eshte afersisht 40,000 meter kub, ketu perfshihet dhe nje salle biznesi, e cila nga 130 meter katrore qe ishte ne vitin 2005 do te arrije nje siperfaqe prej 300 meter katrore.

TIA

Qe nga 23 prilli 2005, TIA eshte operuar nga kompania private Tirana International Airport SHPK (ish-Tirana Airport Partners) aksioneret e se ciles jane Hochtief AirPort (HTA), DEG Deutsche Investitions - und Entwicklungsgesellschaft dhe Fondi Shqiptaro Amerikan (AAEF). Financimi i investimit prej 70 milione eurosh ne total, eshte bere i mundur nga EBRD si huadhenes kryesor dhe i mbeshtetur nga Intesa Sanpaolo Bank, Alpha Bank dhe DEG. Prej kater vitesh, te gjitha pergjegjesite per zhvillimin, operimin dhe menaxhimin e Aeroportit Nderkombetar te Tiranes "Nene Tereza" i takojne Tirana International Airport SHPK (TIA), nje kompani shqiptare me pronesi gjermano-amerikane. Mbeshtetur nga njohurite dhe pervoja e aksionereve te saj, ne menaxhim dhe financim, TIA synon te zgjeroje aeroportin ne vitin 2009 dhe te vendose standarde te reja ne sherbim dhe komoditet. Me shume se 50 milione euro u investuan deri ne vitin 2007. Terminali i ri i pasagjereve ka filluar punen me 22 mars 2007. Nje terminal i ri kargo dhe rruga e re hyrese jane ne funksion duke filluar nga pranvera e 2007-es.

Rritje perballe krizes

Dr. Peter Noe, evidentoi dje se shifrat e pasagjereve dhe volumit te mallrave te perpunuar po rriten me menyre mjaft dinamike. Ai permendi se shifrat e vitit te kaluar ishin 1.3 milione dhe perfaqesonin nje rritje prej 14.4 per qind ne krahasim me 2007. "Po t'i krahasojme: ne pergjithesi aeroportet evropiane kane regjistruar nje renie vit pas viti prej 0.5 per qind per sa i perket numrit te pasagjereve. Pra ky i Tiranes eshte nje nga aeroportet me rritje me te shpejte ne kontinent", - tha z.Noe.

Perputhje e pabesueshme

Andrea Gebbeken permendi ne fjalen e saj se shume njerez u perpoqen te dallojne zgjerimin e terminalit nga pjesa ekzistuese, por nuk ia arriten. "Zgjerimi i terminalit perputhet plotesisht me pjesen ekzistuese - si te ishte nje e vetme", - tha Gebbeken, duke theksuar se "ky eshte nje sukses".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›