"Klima e biznesit" Shqiperia ngjit 7 shkalle, ze vendin e 82 nga 183 vende
Blerina Hoxha
Shqiperia tashme e ka permiresuar ndjeshem klimen per te bere biznes. Raporti i Bankes Boterore "Doing Biznes 2010" e renditi Shqiperine 7 vende me lart se, nje vit me pare, duke i dhene vendit tone statusin e nje vendi ku eshte lehte te besh biznes. Ne renditjen boterore per klimen e biznesit vendi renditet ne vendin re 82 nga vendi 89 qe ishte vitin e kaluar. Sipas "Doing Business 2010 Report", vendi qe ka marre "palmen e arte" per reformat e bera, eshte Ruanda, e cila gjendet ne vendin e 67, duke lene pas edhe vende si Italia. Nderkohe, perpara Shqiperise gjenden Mali i Zi, Bahamas, Xhamajka apo Panamaja. Rritja e shpejte ekonomike, stabiliteti i cmimeve dhe remitancat e konsiderueshme kane bere qe Shqiperia te permiresoje ne menyre te ndjeshme situaten e saj sociale dhe ekonomike. Raporti ben nje analize te detajuar te dhjete treguesve, te cilet matin klimen e biznesit ne nje vend. Shqiperia ka avantazhe krahasuar me vendet e tjera, ne procedurat e thjeshtuara dhe kostoja e ulet per hapjen e nje biznesi dhe renditet per kete tregues ne vendin e 46 ne bote. Dy tregues te tjere ku Shqiperia ofron avantazhe per bizneset jane lehtesia per te siguruar nje kredi dhe mbrojtja, qe u garantohet investitoreve, duke qene ne vendin e 15 ne bote. Por ka disa tregues te tjere, ku Shqiperia ka disavantazhe te theksuara duke u renditur ne vendet e fundit ne bote. Kaosi dhe handikapet ligjore per falimentimin, lejet e ndertimit dhe procedurat e renduara te pagimit te taksave mbeten me problematiket. Raporti thote se, ne Shqiperi nuk ka precedente ligjore per te mbyllur nje biznes, ndaj e rendit vendin ne kete tregues te parafundit ne bote. Po keshtu, koha e gjate per sigurimin e nje leje ndertimi dhe numri me i madh i procedurave qe duhet te kaloje nje biznes, e rendisin Shqiperine per kete tregues te 173-en ne bote. Edhe per pagesen e taksave, nje biznesi ne Shqiperi i duhet te humbase me shume kohe sesa ne vendet e rajonit dhe ato te zhvilluara. Por nga ana tjeter edhe pse ne kushtet e perkeqesimit te tregjeve financiare globale, krizes qe ka perfshire pothuajse te gjithe boten, vendi yne ruan dhe konsolidon nje vleresim te qendrueshem nga te gjitha institucionet nderkombetare, ndersa reformat bene qe ekonomia shqiptare te jete sot e afte te plotesoje kriteret ekonomike, krijimin e nje ekonomie tregu funksionale, rrjedhoje kjo e reformave strukturore te realizuara ne fushen fiskale. Performanca e mire e ekonomise, me rritje te qendrueshme te PBB-se per vitet e fundit, niveli i ulet i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe qe eshte me i ulet se ne cdo vend tjeter ne tranzicion, masat ligjore fiskale me orientim pro biznes dhe drejt uljes se taksave, por edhe reformat pro BE qe ofrojne incentiva per investimet e huaja, jane faktet dhe argumentet qe mbeshtesin opinionin e tyre per kete vleresim te qendrueshem dhe me keto karakteristika pozitive.