Zjarret ne Rubik, shperthejne municionet
Mirdite- Zjarret e panderprera qe kane pushtuar prej nje jave masivin pyjor ne Rubik, kane provokuar dje disa shperthime te fuqishme, duke vene ne rrezik jeten e atyre punonjesve qe po merren me izolimin e flakeve. Qe ne oret e para te mengjesit te djeshem, forcat xheniere te ushtrise dhe ata te sherbimit pyjor, jane gjendur perballe shperthimeve te fuqishme te municioneve luftarake. Lendet plasese kane qene te vendosura afer dy ndertesave te braktisura prej vitesh, 4 km larg qytetit te Rubikut, pikerisht ne pyjet qe jane pershkuar nga flaket. Zjarri i eshte afruar atyre shtepive duke prekur gjithcka qe nga kopshtet, pemet e deri vete shtepite. Ne kete moment zjarri me sa duket ka aktivizuar municionet luftarake te ndodhura aty prej vitesh. Sipas deshmitareve okulare, pas disa shperthimeve te vogla,ka patur dhe shperthime te fuqishme, cka ka lene te mendohet se aty ka patur municion te kalibrit te larte, si fisheke armatimi te rende, apo lende te tjera shperthyese. Shperthimi i municionit te shumte, e ka nxitur edhe me shume zjarrin e rene, duke rrezikuar jeten e ushtareve te xhenios qe po punonin aty. Terheqja e tyre eshte bere ne kohen e duhur, pasi rreziku mund te ishte evident per shkak te municioneve te shumta qe ndodheshin ne ate zone. Ne dijeni jane vene edhe struktura te policise, qe mesa mesohet kane nisur hetimin per kete ngjarje. Disa persona jane marre ne pyetje, ndersa po hetohet edhe per autoret e venies se zjarrit ne pyjet e Mirdites. Per diten e sotme eshte lajmeruar edhe nje takim i strukturave te larta policore, per kete qellim. Gjithashtu policia vendore ka shoqeruar disa persona qe dyshohen per zjarrvenie te qellimshme. Dyshimi shtohet akoma me teper, pasi gjithnje po shihen vatra te reja, sapo nje zone vihet nen kontroll pergjate gjithe kurrizit malor Kulme-Derven e me tej per ne Lurth e malet e Rubikut, por dhe ne disa zona te tjera dushkore. Kjo, sipas drejtuesve te pushtetit vendor ne Mirdite, e ben me urgjente nderhyrjen policore.
A.Ndoja
A.Ndoja