Korce, ne pranga 5 hajdute
Korce-Pese persona kane rene ne prangat e policise, pasi brenda tre diteve, kane kryer tre vjedhje. Burime te policise bejne te ditur se eshte arrestuar 33-vjecari Gezim Rrapi, pasi i ka vjedhur nje emigranti 950 euro. Policia sqaron se vjedhja ka ndodhur ne sportelet e aplikimit per pasaporta biometrike. Emigranti Spiro Themeli, ne momentin qe i jane marre parate, ka qene duke aplikuar per pasaporte biometrike. Sapo ka konstatuar vjedhjen, ai ka bere menjehere denoncimin ne polici. Kane qene uniformat blu te Korces, ato qe ne nje kohe te shkurter bene edhe ndalimin e autorit. Sipas policise, 33-vjecari Gezim Rrapi, eshte autor i vjedhjes se portofolit te Themelit. Ne cilesine e proves materiale iu bllokuan edhe parate e vjedhura. Po keshtu policia ka arrestuar edhe tre persona qe ishin duke vjedhur materiale hekuri ne ish-uzinen e instrumentave ne Korce. Sipas policies, jane arrestuar 20-vjecari Mariglen Babani, si dhe 30-vjecari Roland Shebillari dhe Spartak Cardhaku. Tre personat akuzohen per vjedhje te kryer ne bashkepunim. Ata kane deklaruar se sendet e vjedhura, do te shiteshin per skrap. Ne ish-uzinen e instrumentave eshte kryer arrestimi ne flagrance edhe i 30-vjecarit Saimir Seriani, i cili si dhe tre personat e arrestuar, tentoi te vidhte hekurishte per skrap.