E Diel, 1 Nëntor 2026

Jazexhi: Kampi i muxhahedinëve është qendër mafieje, SPAK mos të mbyll dosjen

I ftuar në Fax News nga gazetarja Fatime Baçi, analisti Olsi Jazexhi ka reaguar ashpër lidhur me raportimet për praninë e muxhahedinëve pranë fëmijëve në shkolla në zonën e Yzberishtit dhe në Shkodër.

Jazexhi deklaroi se muxhahedinët përbëjnë rrezik për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke theksuar se fillimisht kanë ardhur me mision rekrutimi dhe tashmë, sipas tij, po synojnë fëmijët si më të pambrojtur dhe më lehtësisht të manipulueshëm.

Ai u shpreh se kjo situatë nuk duhet neglizhuar dhe u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe Prokurorinë, që të mos e mbyllin lehtë këtë çështje, por të nisin hetime të thelluara.

“Muxhahedinët janë rrezik për vendin. Kanë ardhur me mision rekrutimi dhe sot po afrohen te fëmijët. Kampi i tyre është kthyer në një qendër mafieje. Ka ardhur koha të përballen me drejtësinë,” deklaroi Jazexhi gjatë intervistës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›