Mavraj, i “bardhë” kundër Kaiserslauternit II

Darmstadt 98, skuadra e Ligës Rajonale të Jugut në Gjermani dhe ku altivizohet mbrojtësi Mërgim Mavraj, kandidatit potent për fanelën e Kombëtares në ndeshjen kundër Sllovenisë, barazoi 0-0 në transfertë me ekipin e dytë të Kaiserslauternit, kundërshtarin direkt për mbijetesë në kategorinë e tretë gjermane. Trajneri Klepinger e aktivizoi për 90 minuta të plota shqiptarin 20-vjecar. Mavraj ka luajtur me ekipin e tij tetë nga 14 ndeshjet e deri tanishme të kampionatit të Ligës Rajonale të Jugut. Darmstadt 98, ndodhet në një pozitë të shumë të vështirë, teksa renditet zonën e ekipeve që bien nga kategoria. Pas 14 javësh Darmstadt renditet në vendin e parafundit me 10 pikë, pesë më shumë se Kaiserslautern II, por shumë larg vendit të parë, që mbahen nga SV Vehen dhe TSG Hoffenheim me nga 30 pikë dhe qe janë edhe dy ekipet që ngjiten në Bundesligën 2.