E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bo Xilai përgjoi presidentin kinez

Duke cituar shumë njerëz që kanë marrëdhënie me partinë, “NYT” tha se Bo, i poshtëruar nga udhëheqja kineze, drejtoi një rrjet përgjimi telefonash në të gjithë Chongqingun, ku ishte kryetar i Partisë.

Zyrtarët e tij po ashtu raportohet se kanë dëgjuar një telefonatë të Presidentit Hu Xhintao.

Në raportet ku u pezullua Bo Xilai nga të gjitha funksionet, zyrtarët kinezë nuk e kanë përmendur fare përgjimin.
Ata po e hetojnë Bo-n lidhur me “dhunim të rëndë të disiplinës”. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Gu Kailai, është arrestuar si  dyshuar për vrasjen e biznesmenit britanik, Neil Heywood.

 “NYT” tha se operacioni i përgjimit i Bo Xilait filloi shumë vite më parë si pjesë e një fushate anti-krim në Chongqing. Ai ishte mbikëqyrur nga kreu i policisë, Wang Lijun, vizita e të cilit në konsullatën amerikane sinjalizoi fillimin e rënies së Bo-së.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-26 14:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›