Senati i Argjentinës mbështet shtetëzimin e YPF-së

Plani për të shtetëzuar kompaninë “YPF”, e cila deri më tani kontrollohej nga firma spanjolle “Repsol” u shpall javën e kaluar nga Presidentja Kristina Fernandez de Kirchner.
Lëvizja është dënuar ashpër nga Spanja, dhe Bashkimi Evropian tha se mund ta çojë çështjen në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Plani ndërkohë, ka rezultuar të jetë mjaft popullor në Argjentinë. Propozimi tanimë pritet të dërgohet për miratim në Dhomën e Ulët.
Aleatët e Fernandezit kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit por ndërkohë edhe disa ligjvënës opozitarë e kanë mbështetur shtetëzimin e kësaj kompanie tepër të rëndësishme./Start/F. P/
2012-04-26 10:44