Serbia dëbon romët nga kryeqyteti

Komuna e Beogradit ka nisur dëbimin e rreth 1.000 romëve nga një vendbanim i improvizuar në kryeqytetin serb, pavarësisht protestave të grupeve për të drejtat e njeriut.
Autoritetet komunale thonë se “lagjia e ndërtuar me kasolle prej druri në një pjesë të re të Beogradit, është e paligjshme dhe ndalon projektet e ndërtimit”.
Organizata Amnesty International ka dënuar këtë akt, duke e quajtur “dëbim me forcë” dhe “shkelje të hapur të të drejtave të njeriut”.
Komuna do t`i lëvizë romët në kontejnerë metalikë jashtë kryeqytetit.
Në Serbi jetojnë rreth 500.000 romë, që përbëjnë 7 për qind të popullsisë.
Ata shpesh keqtrajtohen nga grupet ekstreme nacionaliste të Serbisë.