E Shtunë, 31 Tetor 2026

akalli denohet me burgim te perjetshem

Terroristi venzuelian Ilich Ramirez Sanchez i njohur si Karlos akalli eshte denuar me burgim te perjetshem. Ai u shpall fajtor per dy sulmet me bomba te kryera ne vitin 1982 dhe 1983 ne France. Nje gjykate e posacme penale ne Paris i dha denimin maksimal per kater sulmet vdekjeprurese ku humben jeten 11 vete dhe u plagosen 100 te tjere. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fillimi i procesit gjyqesor ne Paris.

Nderkohe Sanchez ka mohuar akuzat. Avokatja e tij Isabelle Coutant-Peyre e quajti verdiktin nje skandal dhe deklaroi se do ta apeloje. 62 vjecari eshte duke vuajtur nje denim me burgim te perjetshem per vrasjen e tre qytetareve franceze ne vitin 1975. Ne nje fjalim peseoresh ne fund te gjykimit Carlos akuzoi gjykaten per propagande kunder Carlos dhe ceshtjes palestineze. Ai mbylli fjalimin e tij duke bertitur Rrofte revolucioni.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Avokatja franceze Isabelle Coutant-Peyre

Bashkepunetoret e gjykuar ne mungese

Gjykata denoi gjithashtu edhe dy te akuzuar ne mungese. Me burgim te perjetshem u denuan edhe gjermani Johannes Weinrich dhe palestinezi Ali Kamal al-Issawi.

Weinrich krahu i djathe i Carlos eshte duke vuajtur nje denim me burg ne Gjermani nderkohe qe al-Issawi ende eshte ne kerkim. Karlos akalli mori fame ne vitin 1975 kur ai dhe pese persona te tjere moren peng 70 persona ne nje takim te OPEC-ut ne Vjene. Tre persona perfshire nje polic austriak u vrane gjate sulmit. Grupi kerkoi per te fluturuar drejt Algjerise ku u liruan shumica e pengjeve. Guerilast u dorezuan tek autoritetet atje dhe u liruan disa dite me vone. Ramirez u arrestua ne Sudan ne vitin 1994 dhe u transferua ne France ku edhe do te vazhdoje te vuaje denimin e tij.

Autor Andreas Illmer / Amarildo Topi

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›