E Diel, 1 Nëntor 2026

Përvoja tregon se Serbia nuk u rri marrëveshjeve

12-12-2011 / Nga Beqir Ajazi *

Pa dashur të flasim për kohen e sundimit osman, po gjatë këtij shekulli të pavarësisë, përvoja ka treguar qarte se Serbia, te paktën në lidhje me ne, nuk u rri marrëveshjeve që lidh. Për këtë shkak, marrëveshjet qe përfaqësuesja e Qeverise se Kosovës znj. Edita Tahiri po përfundon këto ditë me diplomatin serb Stefanoviç, opinioni shqiptar e me gjere i pret me rezerva të mëdha, madje, të mos ishte siguria se këto kryhen nën vëzhgimin e firmën e një diplomati amerikan të autorizuar, shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, po dhe ata Maqedonisë, ata të Malit të Zi bashke dhe me diasporën tone, firmën e zotit Stefanoviç do ta konsideronin si një firmë të hedhur në një fletë akulli që zhduket e zhv1eftësohet
sa kaq.
Dhe skepticizmi ynë nuk mund te jete fare pa baza: 1. - Historiku i Shën Naumit do ta kishte perligjur mire e bukur mendimin tone. Ne vitin 1913, kur komisioni nderkombtar kryente demarkacionin e kufijve të vendit tone dhe Mbretërise Serbo-kroato-sllovene, ndodhi që sekretari i ngarkuar për hartimin e proces-verbalit perkates, per efekt te nje gabimi njerzor, tek shpjegonte se teodoliti i komisionit, qe nga kodra e fshatit Lin, e hodhi piken trigonometrike te tij mbi kishen e Shen Naumit, ai harroi qe te specifikonte e te thoshte se pika vertet kishte rënë mbi kishen, po se kisha vetë i perkiste Shqipërise: ai kete sqarim e quajti si te kuptueshem, te natyrshem, kurse ne te vertete kjo lajthitje ka kushtuar shume djersë, mund, si dhe nje mullar letra e nje fuqi boje shkrimi.
Veç kesaj, Serbia e atëhershme beri te pamundurën duke ngulur kembe ne të veten, derisa me ne fund Shqipëria u detyrua t’i drejtohej Gjykates së Hagës, e cila sanksionoi se kisha e Shen Naumit i perkiste territorit shqiptar.
Duke i kujtuar ato ngjarje dhe ato vite e duke pare se ç’po ben sot Serbia ne lidhje me veriun e Kosoves, njeriu nuk mund te thote se Serbia s’ka mbetur ajo qe ka qene.
Protestat dhe promemoriet harxhoheshin kot, shtypi shqiptar dhe ai i Europes nuk pushonte se mbështeturi te drejten e Shqiperise, po Serbise as qe i bente veshi tërrt fare. Analet tregojne se mbreti Zog, ndonëse kishte firmosur nje aleance te madhe me Italine, prapëseprapë marredheniet miqësore dhe intime nuk i kishte prishur dhe madje dhe as qe i kishte ftohur fare. Ne vazhde te ketij acarimi politik ndermjet te dy vendeve ballkanike, ashtu si rastësisht çohet e na vjen nga Londra nje personalitet i madh i qarqeve britanike, i cili, me rastin e nje audience me mbretin, i tha ketij te fundit se Serbia, duke mos dashur te dinte fare per vendimin e Gjykates Nderkombëtare, as e kishte dorezuar dhe as qe do ta dorezonte kurren e kurres kete kishë. Prandaj, ai e kishte keshilluar Mbretin nga ana e tij, duke i thënë që te bënte me Serbine nje nderrim territoresh dhe problemi te mbyllej përfundimisht. Iku emisari dashamires, siç duket kete nisme e ka keshilluar edhe ne Beligrad. Sidoqe te kete qene puna, fakt eshte se permes ambasadorëve, qe te dy qeverite u gjeten dakord per kete kembim. Mbreti Zog emëroi Mehdi bej Frashërin si komisar te larte per kete problem, kurse Serbia ngarkoi dhe ajo nje diplomat te saj te plotfuqishem. Keshtu qe te dy palet u takuan ne Shen Naum, po pala shqiptare nuk qe gati te merrte fshatra aty ne ate zone, kurse kjo i hodhi syte e saj tek krahina e Vermoshit, ku komisioni i caktimit te kufijve kishte lene nje numer te madh fshatrash ne token shqiptare, kurse arat, zabelet dhe tere interesat ekonomike te tyre ndodheshin ne token e Malit te Zi. Sipas vleresimesh kompetente dhe jo pa diskutime te veshtira, me ne fund qe te dy komisionet u gjeten dakord qe Shqipëria t’i jepte Serbise 800 m2 truall te kishes ne fjale dhe te merrte plot 22 km2 ne versantin e Vermoshit. Parlamenti i Beligradit si dhe ai i Tiranes e ratifikuan qe të dy kete marreveshje dhe puna dukej se kishte marre fund.
Mjerisht nuk ndodhi keshtu. Marreveshja ishte firmosur e ratifikuar mire e bukur, po Serbia as qe mendonte fare qe t’i leshonte Shqipërise siperfaqen per te cilin ata ishin marr vesh.
Meqe Serbia, duke shfrytëzuar faktin se ishte nje vend i madh dhe i stolisun me miq e kumbare shumë, si ne Lindje, asht edhe ne Perendim, ajo prapë bente veshin te shurdher ndaj kërkesave paqesore të Tiranës. Perpara nje vështirsie te tille Mbreti Zog, me ate gjenialitetin qe e ka karakterizuar gjithe jetes, ftoi e thirri ne Pallat bajraktarin e Vermoshit, kolosin Preng Cali, me te cilin e rrafi problemin deri ne hollesite me te imta. Si doli nga pallati, ai shkoi ne Vermosh, ku dhe thirri rreth 2000 malësorë, dhe me ta i nxori jashtë kufirit gjithe qeveritaret e atyre fshatrave si dhe civilat serbë. Perpara ketyre masave, Serbia, e detyruar te mos reagonte per shkak te firmes qe kishte vene dhe depozituar edhe ne Lidhjen e Kombeve. Se sa shume i kishte djegur Serbise reagimi i bajraktarit Preng Cali treguan mire e bukur ngjarjet e periudhes së mbarimit te luftes se dyte botërore, kur Tito, iu përvesh hakmarrjes se Vermoshit duke urdheruar qehajane e vet Enver Hoxhen qe ta kapte Preng Calin e t’ia çonte atij ne Beligrad. Por luani i Maleve te Vermoshit nuk ishte nga ata qe mund te kapej gjallë. Keshtu, ndonëse gjatë ngjarjeve te luftes se dyte boterore, Preng Cali ka qene i vjeteruar e nuk ka bere gje prej gjëje kunder kurrkujt, ai vajti e u fut ne shpelle te tij dhe Enver Hoxhës, qe i duhej patjetër koka e Preng Calit, per t’ia çuar Titos ne nje tepsi, qe ta kryente hakmarrjen ndaj trimerise dhe ne sherbim te se drejtes, iu deshen 150 partizanë për ta transportuar.
Pa mbaruar mire lufta e dyte, Serbia, sipas zanatit dhe tradites se saj, e ndryshoi pllaken dhe, duke e joshur e mikluar delirantin Enver me florij e me nishana teneqeje badihava, diktatorit tone ai ia mbylli gojen, i vrau kosovarët (që kerkonin zbatimin e Marreveshjes se Bujanit), po ama, jo pa i poshteruar ata para grave dhe
femijëve, duke ua zbuluar poturet para tyre e pastaj, duke i pushkatuar ne mase, fshat per fshat. Ca te tjerë,jo pak po 6000 kosovare, serbet bene sikur po i nisnin per ne Shqiperi, por i futen ne kufi te malesise se Gjakovës e pastaj i nxorën prap nga cepi i kufirit politik
te Shqiperise, duke i nxjerrë ne Mal te Zi, ku dhe i masakruan qe të tere rrëzë bedenave te kalase se Tivarit.
Pikerisht per keto arsye, nuk ka shqiptar kudoqe te ndodhet ne bote qe t’u besoje kurre më marrëveshjeve dhe firmave te Serbise. Per kete arsye, çdo shqiptar qe i thotë ujit ujë dhe bukes bukë, kudo ne bote i drejton sot zonjës Edita Tahiri nje klifthme te forte "kujdes"!, se Serbija nuk e ka zakon qe t’i respektoje kurre marreveshjet qe bën.
 
Autori është Kalorës i Urdhrit të Meritës të Republikës së Francës

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›