Përzgjedhja e super-gjyqtarëve dhe diskrecioni politik
DENAR BIBA*
Kushtetuta shqiptare, misionin e përzgjedhjes së individëve që do të kryejnë funksionet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë ia beson Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, ku i pari ka për kompetencë emërimin e kandidatit, ndërsa i dyti dhënien e pëlqimit (ose jo) për këtë.
Një formulë kjo që, në kontekstin kushtetues europian dhe atë të një shteti që ka përzgjedhur të jetë republikë parlamentare, më së paku mund të etiketohet si e çuditshme, ndërhyrja e parlamentit prezantohet kuptueshëm si një kërkesë për të balancuar pushtetin në dukje ekskluziv të Presidentit - në respekt të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, por edhe për të shmangur sa të jetë e mundur varësinë e dy gjykatave supreme të vendit nga një pushtet i vetëm.
Mekanizmi bipolar i adoptuar nga "baballarët" e Kushtetutës sonë ngjason (gjithnjë e më shumë pas ndryshimeve të fundit në Rregulloren e Kuvendit) me variantin amerikan, apo të paktën i përqaset në formë, ndërkohë që nuk do të guxoja të ngrija paralele mbi thelbin, e jo thjesht e vetëm se në SHBA është Senati ai që jep pëlqimin e jo Kongresi, një Senat i karakterizuar prej kohësh si një trupë individësh me pavarësi të lartë e me agjenda personale që shpesh kontrastojnë edhe ato të partisë së cilës i përkasin. Ndonëse si rregull kandidatura e propozuar nga Presidenti merr pëlqimin e Senatit, nuk mund të thuhet se procedura nuk ka krijuar konflikte. Që nga emërimet e para në vitin 1789, Senati ka konfirmuar 123 nga 159 kandidimet në Gjykatën Supreme. Sidoqoftë, nga të 36 kandidatët e pasuksesshëm, vetëm 11 janë rrëzuar përmes votimit, ndërsa të tjerët janë tërhequr nga Presidenti përfundimisht apo shtyrë për një kohë të pacaktuar (praktikisht kurrë). Vlen të theksohet se 6 nga 11 kandidatët e rrëzuar, janë rikandiduar më pas ndër vite dhe janë konfirmuar.
Konflikti është evidentuar edhe në Shqipëri, duke u pasuar me investimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila në vendimin nr.2/2005 ndër të tjera shprehet se "Standardi përkatës në këtë drejtim synon një procedurë për emërimin e gjyqtarëve të gjykatave më të larta që, nga pikëpamja e organeve kushtetuese që marrin pjesë në këtë proces, mund të quhet plurale. [...]. Në rastin në shqyrtim, sistemi i emërimit i pranuar nga Kushtetuta e Shqipërisë ka në esencë kooperimin institucional të Presidentit të Republikës dhe të Kuvendit të Shqipërisë.[...]. Përfshirja e Kuvendit të Shqipërisë në këtë proces, ka të bëjë, jo vetëm me shqyrtimin e rregullshmërisë juridike, por edhe të meritës së zgjedhjes së bërë nga ana e Presidentit të Republikës. Ky sistem emërimi, i adoptuar nga Kushtetuta, i ve subjektet që përfshihen në të, para kërkesës së respektimit të parimit të luajalitetit kushtetues, i cili shpreh, në thelb, respektin e ndërsjellët nga secili subjekt ndaj kompetencave të tjetrit, si dhe nënkupton krijimin e një raporti bashkëpunimi midis tyre." Koncepti (ose më saktë virtyti) i "luajalitetit kushtetues" (Verfassungstreue), në këtë rast, duhet të bëjë që Presidenti i Republikës, nga njëra anë, të ushtrojë një përkujdesje të veçantë në përzgjedhjen e çdo gjyqtari (duke marrë parasysh aftësitë dhe meritat e kandidatit, si dhe rrethana të tjera të natyrave të ndryshme, ndërsa arrin te emërimi) dhe që Kuvendi, nga ana tjetër, ti shqyrtojë emërimet presidenciale nën dritën e po këtyre konsideratave dhe të udhëhiqet nga objektivi i vetëm për të siguruar një përbërje sa më të kualifikuar dhe të përshtatshme për të gjithë të gjykatave, duke u kujdesur që "pushteti i tij për të parandaluar" të mos kthehet në një pengesë të padrejtë dhe arbitrare.
Rrëzimi en block nga Kuvendi në maj 2008 i 6 kandidaturave presidenciale për anëtarë të Gjykatës së Lartë (ndër ta edhe i mirënjohuri Kristaq Traja, ish-gjyqtar i Gjykatës së Strasburgut dhe një ndër "baballarët" e Kushtetutës) dhe sëfundmi i 3 kandidaturave të tjera, e ka vendosur procedurën në analizë në shtratin e një sjellje destruktive, që, nën dritën e intervistës "sy për sy e dhëmbë për dhëmbë" të para disa ditëve të Presidentit, duket se ka gjasa veçse të përkeqësohet. Skenarët e ardhshëm mund të jenë gjithfarë, që nga mosplotësimi i vendeve vakante, ri-kandidimi i vazhdueshëm i të njëjtëve individë dhe rrëzimi ciklik i tyre, e deri tek kandidimi i personave në dukje "të pakritikueshëm", por kjo për arsyen mjerane se janë anonimë (e fatkeqësisht me gjasë edhe mediokër).
Presidenti i Republikës, ndërsa ushtron kompetencën e tij të emërimit të një kandidati - e dashur pa dashur le një, apo më shumë të tjerë, jashtë konkurrimit dhe Kuvendi gjithashtu, ndërsa jep pëlqimin apo mospëlqimin për këtë kandidat, supozohet se veprojnë në hapësirën e tyre të diskrecionit të veprimit politik, ku me diskrecion kuptohet hapësira e institucionit shtetëror, për të vepruar në një mënyrë të tillë që të sigurojë një rezultat i cili është i dobishëm dhe i përshtatshëm për qëllimin e synuar nga veprimi, duke marrë në konsideratë rrethanat aktuale. Të gjitha këto janë vlerësime faktike dhe jo ligjore. Pushteti diskrecionar është një atribut i domosdoshëm i organeve shtetërore, të cilat kërkojnë fleksibilitet në veprimtarinë e tyre, natyrisht brenda kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji.
Problemi është se perceptimi, si ndër profesionistët e së drejtës, ashtu edhe ndër qytetarët e interesuar (për aq përshtypje sa kam mundur të mbledh nga bisedat me kolegë, studentë, të njohur apo reagimet e shtypit dhe blogosfera), konsiston në atë që në përzgjedhjen e super-gjyqtarëve po anashkalohen elementë të tillë parësorë si aftësia profesionale, karakteri dhe respekti për rendin kushtetues, duke u zëvendësuar me kritere pragmatiste politike, apo më keq akoma, në ato raste kur emri i mirë i kandidatit është njollosur me qëllim ndëshkimin e Presidentit për faktin se ky i fundit nga ana e tij injoron interesat e mazhorancës.
Aktualisht po bëhemi dëshmitarë të një marrëdhënie të vajtueshme President-Kuvend, ku vetëm për lualajitet kushtetues nuk mund të flitet më. Duket se të dyja palët kanë harruar se janë në ato funksione si të besuar të publikut, e që duhet të veprojnë veçse në të mirë të interesave të tij, e jo të interesave të tyre. Pushtetet, cilado qofshin, dhe ata që i përfaqësojnë ato, nuk zotërojnë interesa të tyre privatë; ato nuk ekzistojnë për qëllime të tyre personale, përveçse për qëllime të qytetarëve. Besimi që këta të fundit u kanë dhënë, kërkon prej tyre ndershmëri, përgjegjshmëri dhe arsyeshmëri në ushtrimin e kompetencave.
Diskrecioni politik në vendimmarrje është i lejueshëm deri në ato përmasa sa nuk dëmton strukturat e demokracisë dhe bazat e rendit kushtetues. Kufijtë e diskrecionit janë Shteti i së Drejtës dhe Kushtetutshmëria. Përzgjedhja e super-gjyqtarëve është pushtet, një pushtet që qytetarët përmes Kushtetutës ia kanë ceduar Presidentit dhe deputetëve në Kuvend, për ta ushtruar në mënyrën më të mirë të mundshme, në favor të qytetarëve. Rrjedhimisht, edhe ky pushtet, sikundër çdo pushtet në një demokraci kushtetuese, ka limitet e tij. Pushteti absolut nuk ekziston. Ose... ndryshe nuk jemi në një Demokraci!
*çdo opinion apo konkluzion i shprehur në këtë material është personal i autorit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht ato të institucioneve, me të cilat ai është i lidhur