E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përzgjidhen shtatë “mësuesit model” për vitin 2010-2011

Këtë vit janë përzgjedhur nga kjo ministri 7 mësues në mbarë vendin, të cilët me punën e tyre shumëvjeçare kanë arritur që të jenë shembull në shkollat ku punojnë.

Kandidaturat e propozuara për këtë titull në mbarë vendin ishin 25, por vetëm  7 prej tyre fituan të drejtën e titullit.

Sipas revistës “Mësuesi”, përzgjedhja ka qenë e vështirë, por duke marrë parasysh eksperiencën, veçantinë e secilit, është bërë e mundur shpallja e më të mirëve. “Mësuesi Model, janë ata që përveç anës akademike kanë arritur të prekin jetën e shumë njerëzve, kanë ditur të drejtojnë dhe inkurajojnë duke lënë gjurmë në jetën e tyre. “Mësues Model”, janë ata që edhe pse në kushte e ambiente jo të kënaqshme, arrijnë të zgjojnë në klasë dëshirën dhe privilegjin që të jep dija”, thuhet në revistën "Mësuesi", organ i MASH-së.

 Mësuesit Model janë: Ylli Caci, mësues në gjimnazin “Sami Frashëri” Tiranë, Bahri Duli, mësues në shkollën teknike “Kolë Margjini” Shkodër, Alfred Luarasi, mësues në gjimnazin “Raqi Qirinxhiu” Korçë, Liljana Gjovori, mësuese në shkollën “Naim Frashëri” Elbasan, Luljeta Jemini, mësuese në gjimnazin “Halim Xhelo”, Vlorë, Fatime Beci, mësuese në shkollën “Migjeni” Pukë, Eqerem Elezi, mësues i gjuhës shqipe në emigracion. /Start/

                                                                                             2011-10-06 08:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›