E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret studenti i mjekësisë

Policia e Korçës bëri të ditur se pasditen e djeshme është i vetëvarur në një pemë në fshatin Sheqeras, shtetasi Mariglen Veisi, 22-vjeç, banues në lagjen nr 18 Korçë, student për mjekësi në Tiranë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se kufoma nuk kishte shenja dhune në trup dhe shkaku i këtij veprimi nuk dihet ende, pasi viktima kishte disa dite që ishte larguar nga shtëpia dhe familjarët bënë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Korçë.

Një ditë më parë u shpall i humbur i riu ku edhe nisën kërkimet, ndërsa pak më vonë ai u gjet i vetëvarur në një arë. Materialet për këtë rast do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-06 09:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›