Ekspertiza: Agjenti i SHISH të dhëna se është vrarë

Por një masë e mpiksur gjaku e zbuluar në cipën e trurit të ish-oficerit të Shërbimit Informativ Kombëtar, shton dyshimet për një vrasje të mundshme të tij.
Sipas ekspertëve-cituar nga “Gazeta Shqiptare” -masa e gjakut është krijuar nga goditje me sende të forta nga persona të tjerë. Trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në Drejtorinë e Shërbimit Informativ në Durrës, Isa Çopa, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011-të, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave.
Hetuesit zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht. /Start/
2012-01-13 08:37