Elbasan, tre të kërkuar arrestohen nga policia

Në pranga përfundoi shtetasi Lumturi Paprri, 32-vjeç, banues në fshatin Tregan-Elbasan. Ky shtetas akuzohet për veprën penale ‘Plagosje e lehte më dashje, pasi për motive pronësie ka goditur me sende të mprehta të llojit thikë, bashkëfshatarin e tij shtetasin I.S.
Gjithashtu, u arrestua Klodian Farka, 38-vjeç, banues në Belësh. Ky shtetas akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes”, pasi është autor i vjedhjes së dyqanit ushqimor, në pronësi të shtetases V.L, me banim në Belësh, nga ku ka vjedhur një sasi parash.
Forcat e policisë prangosën edhe shtetasin Avni Caka, 34-vjeç, banues në fshatin Funar. Ky shtetas në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë të cilët arrestuar më parë, kanë vjedhur disa shufrave hekuri si dhe telave të shtyllave elektrike, në këtë fshat. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-01-12 10:21