E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë “Jo”-të e mëdha në futbollin italian



Mospranimi i Rikardo Kakasë për t’u transferuar te Mançester Siti është konsideruar një “jo” historike nga mediat italiane, pasi në botën e futbollit modern nuk mund të hedhësh poshtë një ofertë me vlera të jashtëzakonshme financiare. Por, megjithatë, zgjedhja e brazilianit, sipas goal.com, nuk e meriton të jetë e para në “Top-5” të “jo”-ve historike të futbollit italian, që ka renditur edhe pesë ngjarjet e bujshme.

1. – Xhixhi Riva te Juventusi

Shumë vite më parë ekzistonin futbollistë, që ishin në gjendje të bëheshin kampionë të mëdhenj e të ndryshonin të vetëm fatin e ndeshjes dhe që më mirë të mos shijonin të luajturit në Kupën e Kampioneve sesa të braktisnin “barkën” e tyre. Njëri nga këta ishte “Rombo di Tuono”, Xhixhi Riva, futbollisti simbol i Kaljarit të viteve 1960-1970, i cili vendosi të qëndronte në Sardenjë, edhe pse iu ofrua një shumë e jashtëzakonshme parash nga ana e Juventusit.

2. – Riki Kaka te Mançester Siti

Janar 2009: Ylli i Milanit, Kaka, hodhi poshtë ofertën faraonike të sheikut arab Mansur, i cili i ofroi 120 milionë euro Milanit dhe 15 milionë euro pagë vjetore lojtarit brazilian për ta pasur në radhët e Mançester Sitit të tij. Kampioni brazilian, pas një telenovele të gjatë, hodhi poshtë ofertën më të shtrenjtë të bërë për një futbollist. “Jo, faleminderit”, - ishte përgjigjja e Kakasë, duke qëndruar te Milani për kënaqësinë e tifozëve, tashmë të dëshpëruar nga ideja e humbjes së yllit të tyre.

3. – Françesko Toti te Çelsi

Verë, 2004: Çelsi i Roman Abramoviçit ofron 50 milionë euro te Roma për të pasur Françesko Totin, pak kohë përpara se ai të mbushte 28 vjeç. Oferta ishte e atillë që nuk mund të refuzohej kurrsesi, por Françesko Toti, i cili ka lëkurë fanellën e Romës, nuk do t’ia dijë. “Faleminderit, por preferoj të mbetem në Itali”, - ishte përgjigjja e kapitenit të Romës, duke i hedhur poshtë milionat e shumta të mandatit rus.

4. - Xhuzepe Sinjori te Parma

Qershor 1995: Presidenti i Lacios, Kranjoti, kishte arritur marrëveshjen me Parmën për transferimin në verdheblu të Bepe Sinjorit, atëherë dy herë golashënuesi më i mirë i kampionatit italian. Në Romë, tifozët e Lacios vërshuan në drejtim të selisë së klubit bardhekaltër (ku aktualisht sot është drejtor sportiv Igli Tare), duke e “detyruar” Kranjotin të bënte prapaktheu, duke kënaqur tifozët dhe vetë Sinjorin me mosshitjen e futbollistit.

5. – Xhanluka Viali te Milani

1986: Silvio Berluskoni kishte pak kohë që ishte zgjedhur presidenti i “Djallit” dhe ishte i dashuruar marrëzisht me sulmuesin nga Kremon. Presidenti i Sampdorias, Paolo Mantovani, nuk mundi ta refuzonte ofertën joshëse kuqezi, por surpriza erdhi pikërisht nga Xhanluka Viali: Samp ishte skuadra e tij dhe ai nuk dëshironte të lëvizte nga Xhenova. Të paktën deri në vitin 1992, por me një kampionat të fituar, i vetmi në historinë e Sampdorias.

22 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›