Ndihma nga gjithë bota për Kinën, edhe Shqipëria
Më 12 maj qyteti Sichuan i Kinës u trondit nga një tërmet i fuqishëm me intensitet 8 ballë sipas shkallës Rihter, më i forti që ka goditur këtë vend gjatë dekadave të fundit.
Tërmeti shkaktoi mijëra viktima dhe elita politike kineze ka reaguar me shpejtësi për t'u gjendur pranë banorëve të prekur nga tërmeti. Nga e gjithë Kina, njerëzit kanë marrë pjesë në veprimtari për ofrimin e ndihmës financiare, materiale dhe dhurimin e gjakut. Në total (deri më 20 maj) u dhuruan 13 miliardë e 925 milionë Juanë ndihmë financiare dhe materiale nga e gjithë Kina. Në përballimin e kësaj fatkeqësie është përfshirë edhe komuniteti ndërkombëtar. Bashkimi Evropian, SHBA, Rusia, Franca, Anglia, Spanja, Gjermania, Japonia, Shqipëria si dhe shumë vende të tjera e organizata ndërkombëtare i kanë shprehur solidaritetin e tyre palës kineze, duke ofruar një sërë pajisjesh për shpëtimin, telekomunikacionin, ndihmën mjekësore, ushqime, çadra dhe materiale të tjera ndihmëse, si dhe ndihmë financiare. Qeveria Shqiptare ka kontribuar me një shumë prej 40 mijë USD. Rusia, Japonia, Koreja e Jugut, Singapori dhe disa vende të tjera, kanë dërguar edhe ekipet e tyre të shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.