E Diel, 1 Nëntor 2026

Pese deputete monitorojne mbledhjen e qarkut

Gjirokaster

Ne prani te 44 anetareve te keshillit te qarkut te nje numri te madh militantesh te te dy kraheve dhe te pese deputeteve Genc Ruli Gramoz Ruci Arta Dade Vangjel Tavo dhe Ethem Ruka eshte zhvilluar dje ne mjediset e hotelit ajupi procedura e konstituimit te Keshillit te Qarkut te Gjirokastres dhe e zgjedhjes se organeve drejtuese te tij. Shkak per interesin e jashtezakonshem rreth kesaj mbledhjeje ishte fakti se anetaret e keshillit pas zgjedhjeve te majit jane ndare ne raportin e ngushte 23 per aleancen e majte dhe 21 per aleancen e djathte. Per kete arsye nuk perjashtohej mundesia e rrjedhjes se ndonje vote por nuk ndodhi keshtu. Gjate konstituimit 44 anetaret e rinj bene betimin dhe pranuan legjitimitetin e rezultatit te votimit qe nxori fitues per postin e kryetarit te Keshillit te Qarkut Sulo Mucobegen e koalicionit te majte. Gjate ekzistences se Keshillit te Qarkut te Gjirokaster ai eshte drejtuar tri here nga PS-ja ndersa PD dhe PBDNJ e kane drejtuar nga nje here.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›