E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunat pa rroga i harxhuan ne fushate

Fondet Njesite vendore ndodhen ne krize financiare. Ne rrezik investimet

Komunat e vendit kane mbetur pa para per rrogat. Kjo eshte pasoja qe rendon ne nje numer te madh punonjesisht dhe nepunesish te pushtetit vendor qe kane marre ndeshkim nga qeveria per nje shkak qe duket se eshte me shume ekonomik po i lidhur ngushte me politiken. Harxhimet pa kriter te njesive vendore ne vend si rezultat i fushates zgjedhore per lokalet e 8 majit po sjellin nje gjashtemujor te veshtire per sa i perket likuidimit te pagave te punonjesve te ketyre administratave. Njesite vendore gjate muajve te fundit te ketij viti do ta kene thjesht te pamundur per te bere investime si rezultat i harxhimit te te gjitha ardhurave qe kishin marre per nje vit nga qeveria. Kjo veshtiresi po ndihet kryesisht ne komuna nisur nga fakti se sipas ligjit te buxhetit rreth 50 e pages se administrates se ketyre njesive merret nga transfertat e pakushtezuara qe u jep buxheti i shtetit. Por fakti qe gjate gjashte muajve te pare te ketij viti si rezultat i gares zgjedhore jane harxhuar pothuajse te gjitha transfertat qe qeveria u ka dhene njesive vendore administratat e komunave po vuajne vonesat prej disa javesh ne marrjen e pages mujore. Sipas kryetareve te shume komunave ne vend parate per pagat po nxirren nga te ardhurat vjela me veshtiresi nga taksat qe administrojne vete keto njesi por kjo sjell nje vone te madhe ne likuidimin e tyre. Nga ana tjeter mbulimi i pagave me 100 nga taksat kur me pare per pjesen me te madhe te komunave rrogat mbuloheshin me 50 te tyre e ben te pamundur qe te kete vend per investime ne keto zona. Kjo situate ka ndodhur dhe me bashkite e Shqiperise por menaxhimi per dhenien e pagave per punonjesit e tyre eshte me i lehte nisur nga fakti se dhe ne periudha normale bashkite perdornin vetem 20 deri 30 te transfertes se pakushtezuar te buxhetit per pagat e administrates se tyre. Gjithsesi as ne bashkite kryesore te vendit nuk mund te mendohet qe te kete investime deri ne fund te ketij viti per shkak se ne pjesen derrmuese te tyre gjate fushates se zgjedhjeve te 8 majit u harxhua e gjithe transferta qe pushteti qendror i kalon atij vendor per te perballuar nje vit. Zgjedhjet ne Shqiperi kane nje kosto te madhe per sa u perket buxheteve  te institucioneve qendrore dhe atyre vendore. Gjate nje viti zgjedhor pervecse administrata merret kryesisht me fushaten e partise qe kontrollon njesine vendore por edhe buxheti perdoret kryesisht per qellimet elektorale. Kemi parasysh ketu shpenzimet operative qe perfshijne karburantin posterat udhetimet transportin e njerezve pagesat e ndryshme etj. Energjine elektrike ujin etj. Ky abuzim me fondet ne kohe fushate theksohet dhe ne raportin gjashtemujor te Ministrise se Financave. Ne raportin per shpenzimet e bera gjate muajve janar-maj 2011 theksohet se shpenzimet korrente ne fund te muajit maj 2011 kane arritur ne rreth 122.3 miliarde leke ose rreth 103.6 per qind te parashikimit te periudhes duke rezultuar me nje tejkalim prej rreth 4.3 miliarde lekesh. Raporti thekson se krahasuar me planin vjetor keto shpenzime jane realizuar ne rreth 38.1 per qind nderkohe qe krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar keto shpenzime rezultojne rreth 10.7 miliarde leke me te larta ose rreth 9.6 per qind me shume. Po keshtu brenda shpenzimeve korrente harxhimet e personelit qe perfaqesojne rreth 22.3 per qind te totalit te shpenzimeve korrente te realizuara gjate periudhes janar-maj 2011 rezultojne rreth 10.1 per qind me shume se parashikimi i periudhes. Kundrejt planit vjetor keto shpenzime ne fund te muajit maj jane realizuar ne rreth 39.3 per qind te tij nderkohe qe krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare shpenzimet e personelit rezultojne rreth 670 milione leke me te larta ose rreth 2.5 per qind me shume. Viti i ardhshem buxhetor pritet te ktheje keshtu shpresohet edhe normalitetin per sa i perket buxhetimit te njesive vendore ne vend nisur dhe nga fakti se tashme kryetaret e bashkive dhe komunave ne vend kane kohen e pershtatshme per te shpalosur planet e tyre ne kuader te mandatit qeverises.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›