E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese dite nga rrethimi. Gazetaret e huaj izolohen ne Rixos

Ndërsa zhurmat e luftës ndjehen më shumë se në asnjë vend tjetër, rreth 35 gazetarë të huaj ndodhen nën rrethim në hotelin me pesë yje, Riksos në kryeqytetin e Libisë. Bëhet fjalë për një nga zonat e pakta që ndodhen ende nën kontrollin e forcave qeveritare të gedafit. Korrespondentët e huaj, që për muaj të tërë kanë raportuar luftën, tashmë duket se janë bërë pjesë e saj, ndërsa nuk lejohet të dalin nga hoteli prej rojeve të armatosura, besnike të Gedafit.

Gazetarët janë kryesisht, britanikë e amerikanë e sic njofton BBC edhe një anëtar i kongresit amerikan e një deputet indian ndodhen në hotel. Ata nuk mund të largohen, pasi hoteli ka mbetur si një ishull i izoluar në mes të luftimeve.

Dikur një hotel luksoz, Riksos deri vonë përdorej nga qeveria libian për konferencat e rregullta të shtypit. Hoteli ndodhet shumë afër kompaundit të Gedafit, bab al Azizia, tashmë në duart e kryengritësve.

Kushtet e qëndrimit në hotelin Rixos ndryshuan krejt papritur të dielën kur kryengritësit hynë në Tripoli. Më herët ata ishin të ftuar të qeverisë që shpeshherë i merrte në ture vëzhgimi në kryeqytet për të parë dëmet e shkaktuara nga bombardimet ajrore të NATO-s.

Por tashmë, kur qeveria nuk ka më se c’të tregojë, përvecse humbjen e kontrollit në Tripoli, gazetarët janë rrethuar nga trupa të armatosur. Punonjës vendas të hotelit i thanë një gazetari të agjencisë Reuters në Rixos, se zona është e mbushur me mijëra ushtarë, ndërsa shpërthime të artilerisë dëgjohen në zonë. Energjia elektrike është e kufizuar, ndërsa pritet të mbarojnë shpejt edhe furnizimet me ujë e ushqime.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›