Tahiri leter Topallit Votimi per censusin jo korrekt

Votimi i ligjit për rregjistrimin e popullsisë është i manipuluar dhe fiktiv. Mbi këtë bindje, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Saimir Tahiri i kërkon kryetares së kuvendit Jozefina Topalli të zbardhë votimin e ligjit.
Përmes një letre publike drejtuar kreut të kuvendit, nënkryetari i grupit të partisë Socialiste thotë se janë bëra të njohura fakte që hedhin dyshime se procesi i votimit ka qënë i montuar, fiktiv dhe i manipuluar, kundër vullnetit të deputetëve.
Deputeti socialist thekson se ka fakte të qarta se dy deputetë atë ditë votimi munguan, ndërsa vota e tyre u legjtimua në seancë sikur ata ishin të pranishëm. Tahiri shton se gjithashtu është shkelur e drejta për informim nëpërmjet informacionit zyrtar nga një institucion publik.
Ai kritikon heshtjen e drejtuesve të këtij institucioni, ndërsa siç shkruan ai, jashtë parlamentit grupet e interesit kanë ngritur një shqetësim të madh për ligjin e rregjistrimit të popullsisë.