E Diel, 1 Nëntor 2026

Specialet ne veri serbet rikthejne barrikadat

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë dërguar gjatë mëngjesit sërish në veri të Kosovës. Atje mësohet se kanë zbarkuar rreth 40 automjete të Njësisë Speciale RUSO, të cilat jo zyrtarisht bëhet e ditur se janë vënë në kërkim të vrasësit të policit Enver Zymberi dhe të personave përgjegjës të cilët me 26 korrik i vunë flakën pikës kufitare në Jarinje.

Praninë e tyre në veri e ka konfirmuar edhe sekretari shtetëror në ministrinë  e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, i cili konfirmon rikthimin e menjëhershëm të barrikadave në rrugë nga serbët e revoltuar me këtë aksion të policisë speciale. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë detaje, por ministry Bajram Rexhepi ka deklaruar për mediat se bëhet fjalë  vetëm për një stërvitje dhe asgjë tjetër. Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, pas takimit me homologen kroate Jadranka Kosor tha se ende është në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës që të gjithë mekanizmat e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie.

“Strukturat ilegale që ekzistojnë në veri do të shpërbëhen, ata që kanë shkelur ligjin do të ballafaqohen me drejtësinë dhe në këtë drejtim nuk do të ketë kompromis. Do të ketë zero tolerancë ndaj atyre që e kanë shkelur ligjin. Natyrisht KFOR-i dhe policia e Kosovës do të funksionojnë dhe lëvizin në gjithë territorin e Kosovës. KFOR-i me autoritetin e vet në bazë të Rezolutës 1244 ndërsa autoritetet tjera të sigurisë të Kosovës me autoritetin e vet kushtetues dhe ligjor. Është në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës që të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës të jenë në gjendje gatishmërie”-tha Thaçi.

Një ditë më herët EULEX-i ka bërë të ditur se gjatë hetimeve që janë zhvilluar në veri të Kosovës është arritur të identifikohen përgjegjësit e ngjarjeve të 25 korriku në këtë pjesë.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›