Pesë gjëra që Biden i sjell Obama-s
Njëra nga cilësitë, për të cilat Biden është i njohur dhe, me sa duket, edhe për çka u zgjodh, është se nuk iu trembet sulmeve republikane dhe është i gatshëm t’iu përgjigjet me mirësi. Duke pasur parasysh se tri javët e fundit nuk patëm asgjë tjetër pos sulme republikane, do të kishte qenë shumë mirë po ta kishim pasur Biden-in aty për t’iu përgjigjur.
Por, jemi ku jemi. Zgjedhje e mirë? Përfundimisht. Së paku, jo e keqe. Rregulli primar i zgjedhjes së nënkryetarit është, e para “mos bën keq” dhe ky rregull nuk u shkel. Guvernatori i Virginia-s, Tim Kaine, është i vetmi finalist, i cili do të kishte qenë zgjedhje e keqe. Kaine ka më pak përvojë në qeverisje sesa Obama dhe bileta Obama-Kaine do t’u jepte të tjerëve arsyen për të sulmuar në pjatë.
Biden është i qëndrueshëm. Ai bëri detyrën e vet shumë mirë gjatë garës së shkurtër për president. Gara u harxhua shpejt, por edhe kështu ai veproi mirë gjatë debateve, dukej inteligjent dhe mendjemprehtë (dhe në fakt i ka këto dy gjëra), dhe nxori ca të thënie pikante si ajo për fjalitë e Rudi Giuliani-t që përmbajnë “Emrin, foljen, 9-11”.
Biden mund të thotë për mikun e tij të vjetër, John McCain, në mënyrë që shumica e tjerëve nuk munden, diçka si “Vetëm pse John shërbeu pesë vjet në kampet për të burgosurit e luftës, nuk do të thotë se i kupton politikat e shëndetësisë më mirë se ne.”
Pasi zgjedhja u ngushtua në Biden-in dhe Evan Bayh të Indiana-s, të shikojmë çka Biden i sjell valles që Bayh nuk i sjell e anasjelltas.
1. Biden ka peshë të vërtetë në politikën e jashtme. Nëse nuk do të ishte zgjedhur për zv/president, do të ishte bërë një Sekretar i mrekullueshëm i Shtetit. Andaj ai e siguron këtë pjesë të rëndësishme. Dhe, edhe pse ai votoi për luftën në Irak, ka anuluar atë votë disa herë me kritika goditëse ndaj luftës dhe bandës së Bushit.
2. Biden është katolik. Obama ka pasur probleme të mëdha me katolikët e veriut gjatë preliminareve. Për këtë zonë elektorale, Biden është në mesin e më të mirëve që demokratët kanë.
3. Njerëzit e moshuar e adhurojnë. Ata janë edhe një zonë elektorale, me të cilët Obama ka problem dhe ata e duan Biden-in.