Saddleback, kisha kaliforniane: Loja e brendshme e politikës
- Cilët janë tre njerëzit më të ditur që ju njihni?
- A mund t’ju pyes edhe unë ju për këtë gjë?
- Jo, ju nuk mundeni, edhe pse po konkurroni për të qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Amerikën e shekullit të 21, një kandidat është shumë më gati të japë një opinion për gjithçka. Gjithçka.
- Cili është dështimi juaj më i madh moral në jetë?
Çfarë do të thotë për ju të besosh te Krishti?
Cili është vendimi më i vështirë që ju keni marrë ndonjëherë?
Në cilën fazë fillojnë të drejtat e jetës për një embrion?
A ekziston djalli?
ǒmendoni për qelizat burimore?
Më përkufizo martesën.
Kjo ishte pamja e një ajsbergu që sapo kishte një pjesë mbi ujë. Në një moment gjatë forumit presidencial të Saddleback-ut, Rick Warren tha se ai kishte rreth 200 mijë pyetje për kandidatët.
Si është bërë e mundur që kandidatët për president të flasin për gjëra të tilla?
A mund të imagjinojë ndokush Eisenhower-in, Roosevelt -in, Kennedy-in të pyeten se si ata e përkufizojnë martesën? A mund të imagjinohet Abraham Lincoln apo George Washington të pyeten për Jezusin apo të qelizat burimore? A mund të kishim pasur presidentë më të mirë atëbotë, nëse do t’i kishim bërë ata që të flisnin për dështimin e tyre më të madh moral? Ndoshta jo. Ndokush mendon se Jimmy Carter do ta kishte thërrmuar kurrizin e Saddleback-ut. Herri Truman me shumë gjasa do të kishte thënë se këto nuk janë asfare punët tuaja….
Pyetjet në Saddleback pasqyrojnë tërheqjen moderne ndaj jetës së brendshme.
“Barnes & Noble” mbushën gjithë muret me libra guidë për zgjidhjen e gjëegjëzave të Fantastic Self-it. Një industri e tillë nuk do të ekzistonte për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë “Kush jam unë” dhe “Çfarë duhet të bëj, nëse bota nuk do të ishte kaq e mbushur me konfuzion moral”. Kjo mendoj se ishte ajo që Rick Warren nënkuptoi, kur tha “Çdokush ka një pikëpamje për botën, një budist, një baptist, një sekularist, një ateist, gjithkush ka një pikëpamje për botën”. Dikur, moria e pikëpamjeve për botën të binte nga qielli - le të themi çdo zgjedhje presidenciale që prej 1789 deri në 1964 - kur gjithkush pohonte se të gjithë kandidatët kanë të njëjtën bazë gjykimesh morale, tashmë të quajtura “vlera”. Ato ishin judeo- kristiane. Dhjatë e Vjetër-Dhjatë e Re. Ishte shumë e thjeshtë. Disa presidentë të kaluar mund të kenë qenë agnostikë, por kur u ngritën, dikush “ i ditur” iu tregoi atyre se cilat ishin rregullat e përbashkëta.
Shumë njerëz në jetën publike nuk e sfidojnë këtë pikëpamje.
Kjo s’është më
Mënyra si kemi mbërritur sot këtu është çështja Roe v Wade, vendimi i 1973, kur gjykata më e lartë e vendit vendosi se, kur një fetus bëhet “me jetë”, përmes “jetës së ndërmjetme” dhe “bërjes së tij me shpirt”. Në çdo rast, ajo u bë ligj. Ne mbërritëm këtu, kur u zbulua se shkenca mund të manipulonte embrionet e qelizave burimore. Mënyra se si ne mbërritëm këtu ka të bëjë me vendimin e politikës nëpërmjet votimit të nëntorit në Kaliforni të Propozimit H, i cili do të ndryshonte Kushtetutën e shtetit që përkufizon si të vlefshme vetëm martesën mes burrit dhe gruas.
Këto, së bashku me të tjera, janë çështjet e rëndësishme të kundërshtueshme tani.
Me përjashtim të zakoneve të ngulitura që u lëkundën në 1916, kur Woodrow Wilson mundi Charles Evans Hughes, ju morët Rick Warren-in që të përpiqet të hapë apo zbulojë të brendshmen e kandidatëve. Gjithkush duhet t’ju pyesë, nëse djalli ekziston, ndonëse ky është gllabërim. Në Saddleback debati ishte lojë e brendshme e politikës, gjithkush vuri bast se djaloshi do ta mundë babëlokun. Por pa diskutim që John McCain fitoi. ǒndodhi? Barack Obama qartësisht shpenzoi më shumë kohë se sa duhej në vende si shkollat e Harvardit dhe Çikagos, ku gjithkush mëson se përgjigjet e shkurtra nuk ekzistojnë,
Në Annapolis, në shkollën e John McCain gjithkush mëson se përgjigjet më të shpeshta janë “Po zotëri” ose “Jo zotëri”.
A luftoi senatori Obama të japë përgjigje të drejta nga e brendshmja e tij? Kush e di? Joe Biden, Bill Clinton, Newt Gingrich do të kishin shkuar më thellë.
John McCain përfitoi nga breznia që i përket dhe përvoja, duke ditur se nxjerrja e mendimeve të tij private në publik nuk ishte zgjedhja e tij e parë. Ai iu përgjigj pyetjeve të Rick Warren-it, por duke i adresuar ato për zakon drejt mbretërisë së politikës publike.
Për djallin: “Ta mposhtim atë.”
Si e përkufizon martesën? “Unë jam federalist. Unë besoj se shtetet duhet të marrin vendimet e tyre për këtë gjë.”
Në të drejtën e fetusit: “Fillon që në momentin e ngjizjes”
Shumë keq, nëse nuk ju pëlqejnë përgjigjet.
Kjo është ajo që ne kemi në një botë me moral në diskutim.
Është bërë e domosdoshme t’i pyesim presidentët për çdo gjë, sepse ne nuk e dimë cilët janë dhe nuk mund t’iu besojmë atyre. Për mirë a keq, ajo çfarë kandidatët mendojnë për taksat apo luftën në Irak nuk mjafton. Cila, Senator, është disfata juaj më e keqe? Në Saddleback, Barack Obama mësoi këtë: nëse dëshiron të bëhesh president në SHBA, asgjë në tokën e blertë të Zotit nuk bazohet mbi madhësinë e asaj që ti bën.