E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia akuzon Shqipërinë: Ka furnizuar me armë Gjeorgjinë

Edhe Shqipëria është mes shteteve që kanë furnizuar me armë Gjeorgjinë. Denoncimi vjen nga gjeneral Anatoli Nogovitsyne, shef shtabi i Forcave të Armatosura ruse, i cili gjatë një konference për shtyp në Moskë ka akuzuar një grup vendesh ballkanike, si dhe të Evropës Lindore se kanë furnizuar me armë Tbilisin.

Përveç Shqipërisë, nën akuzë janë edhe Maqedonia, Bullgaria, Ukraina, Serbia, Hungaria dhe Rumania. Roli i Shqipërisë - jo vetëm përmes kanaleve ligjore - u zbardh pas tragjedisë së Gërdecit (depoja e armëve që shpërtheu në afërsi të Tiranës), dhe shefi i shoqërisë shtetërore MEICO (Military Export-Import Company), u arrestua.

Por, që në fillim të vitit, të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave sinjalizonin një rritje të ndjeshme të eksportit të armëve në drejtim të Kaukazit dhe Afrikës: në gjashtë muajt e fundit të vitit 2007, eksportet zyrtare llogariteshin në rreth 3 milionë dollarë. Bëhet fjalë mbi të gjitha për armë të lehta, në veçanti kallashnikovë, prodhuar pa licencë që nga kohët e regjimit komunist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›