“Problemi” i Man Utd-it

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është në mision për të “zgjedhur problemin” e mungesës së paraqitjeve të Michael Owenit.
Sulmuesi iu bashkua Djajve të Kuq gjatë verës dhe thuhej se do të shfrytëzoj aventurën me gjigantin nga Old Trafford, për t’u rikthyer në Kombëtaren e Anglisë për Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut.
Por, Owen nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të treguar kualitetet e tij. As het-triku kundër Wolfsburgut, muajin e kaluar, nuk i siguroi Owenit një vend në formacionin bazë.
Vetëm një herë prej atëherë, ai ka qenë titullar në një ndeshje dhe ishte ajo në humbjen 3-0 nga Fulham. Ferguson pranon se situata nuk është e volitshme.
“Michael ka nevojë për ndeshje dhe ne do të mundohemi të zgjedhim problemin. Duhet të kombinojmë sulmuesit. Nganjëherë, me fuqinë që kam në mesfushë, na përshtatet të luajmë me një sulmues, i cili zakonisht është Wayne Rooney. Është vendim i vështirë, por duhet të gjejmë një zgjedhje të këtij problemi”, tha Ferguson.